Gjysh Avduli realizon ëndrrën, falë “Italia 1” viziton pas 73 vitesh vendlindjen Çamërinë: Tani vdes rehat (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjysh Avduli realizon ëndrrën, falë “Italia 1” viziton pas 73 vitesh vendlindjen Çamërinë: Tani vdes rehat (film)

19:15 | 23/10/2017
në Shqiperi
0

Ëndrra më e madhe e çdo shqiptari të Çamërisë është të shohë edhe njëherë tokën e të parëve. Ndërsa shumë çamë kanë ikur nga kjo botë me këtë peng, Avdul Sulejmanit i është realizuar ëndrra. Ai pas 73-vitesh mundi të shkelë në oborrin e shtëpisë në Paramithi. “Kam shumë emocione…tani mund të vdes rehat”, shprehet ai ndërsa i shtrëngon duart gazetarit italian që ia realizoi këtë ëndërr.

Udhëtimi Shqipëri-Itali-Çamëri

Me një kërkesë të nuses së djalit të Avdulit, “Le Iene” udhëtoi drejt Shqipërisë, që ai të mund të realizonte ëndrrën e tij të madhe, të vizitonte edhe një herë para se të vdesë shtëpinë ku ka lindur.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Ku ta gjej të varrosem aty ku kam varrin e nënës e të gjyshit. Kthimi i çamëve në kufi ka qenë shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Me 27 qershor në vitin 1944 bandat e Zervës hynë në Paramithi dhe bënë masakrën më të madhe, këto i dini besoj. Të nesërmen në fshatin tonë vijnë gra, burra, fëmijë duke qarë e duke ulëritur. Kanë bërë masakra të tmerrshme. U kanë çarë barkun grave u kanë nxjerrë fëmijët dhe i kanë djegur me benzinë. Pas kësaj u larguam drejt Shqipërisë”, tregon ai.

Enkel Demi: Nuk ka mbaruar Lufta e II-të Botërore mes Greqisë dhe Shqipërisë

Pjesë e kësaj historie të transmetuar në “Italia 1” është edhe gazetari Enkel Demi. Ai thotë se Lufta e II-të Botërore mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka përfunduar ndërsa tregon paradoksin se si gjyshi i tij njihej si partizan, ndërsa i ati vetëm 4-vjeç, listohet si kolaboracionist nga grekët.

“Mes Shqipërisë dhe Greqisë ka një ligj lufte. Ne nuk nuk mund të shkojmë të kërkojmë shtëpitë dhe pronat tona që janë lënë atje nga familjarët tanë, sepse ne jemi ligjërisht në konflikt. Jemi akoma në luftë. Nuk ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore mes Greqisë dhe Shqipërisë. Grekët thonë se nuk ekziston Çështja Çame sepse ne kemi larguar kolaboracionistët jo njerëzit civilë. Në listë mund të gjesh edhe emra fëmijësh. Të them një paradoks. Gjyshi im ishte partizan, kështu që nuk ishte kolaboracionist. Por babai im është cilësuar si bashkëpunëtor i nazistëve, kur ishte vëtëm 4 vjeç. Unë kam një gjysh partizan dhe një baba kolaboracionist vetëm 4 vjeç”, shprehet Enkel Demi.

“Atëherë le të shkojmë në shtëpi…”

Pasi gazetari Gaetano Pecoraro parashtron masakrat dhe situatën absurde me të cilën vijojnë të përballen shqiptarët e Çamërisë i thotë Avdul Sulejmanit: “Atëherë le të shkojmë në shtëpi…”

Por, kjo nuk do të jetë kaq e lehtë. Siç ndodh tashmë prej vitesh me pasaportën e çamëve, ajo nuk njihet në kufi. “Greqia nuk e njeh këtë pasaportë”, u thuhet . “Kjo pasaportë që njihet në të gjithë botën, përbën problem në Greqi”, komenton gazetari italian.

Pasi dështojnë në kufirin tokësor nga Konsipoli, ata fluturojnë drejt Romës dhe më pas me traget futen në tokën greke. Ata nisen drejt vendit të quajtur Varfaj, i cili pas ndryshimeve të emrave që qeveria greke bëri në vitin 1936, quhet Parapotamos.

Arrijnë në Varfaj. Sa mall e dhimbje…Gjysh Avdulit i ngatërrohen kujtimet dhe vendi ka ndryshuar…73 vite larg.

Pas shumë kërkimesh ata arritën ta gjejnë shtëpinë…Sa shumë kishte ndryshuar! Ende pa kaluar pak minuta përballë saj, vijnë dy policë. Banorët e zonës i kishin paditur. Menjëherë u marrin pasaportat dhe i urdhërojnë t’i ndjekin. Në komisariatin e Gumenicës u sekustrojnë kamerat, por gazetari arrin të regjistrojë audio.

Grekët sqarojnë se pasaporta shqiptare me Varfaj nuk njihet, gazetari italian këmbëngul se Italia dhe gjithë bota e njeh këtë dokument, megjithatë është e kotë. Pas shumë diskutimesh i lënë të lirë dhe i urdhërojnë të kthehen urgjent në Shqipëri. Megjithatë në kthim ata ndalen për pak minuta tek shtëpia…Tashmë ëndrra është realizuar! “Kam shumë emocione ..tani le të vdes rehat…”, thotë gjysh Avdyli.

https://youtu.be/nfJ63j2vKbo

Etiketa: avdul sulejmaniCameriÇeshtja çameEnkel DemiGaetano PecoraroGreqiigumenicele ieneParapotamosvarfaj

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Atdheut …Dersa t’mundem me ligjrue E sa gjall me frymë un jam, Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue, Edhe n’vorr me t’përmendë kam.

Atdheut …Dersa t’mundem me ligjrue E sa gjall me frymë un jam, Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue, Edhe n’vorr me t’përmendë kam.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com