Kryebashkiaku i Kamzës ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 2 vjet burg, vendim që e apeloi pak muaj më parë
Jep dorëheqje Shkelqim Mustafa, gjyqtari i çështjes ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziut. Kërkesa e gjyqtarit për dorëheqje do të shqyrtohet nga kryetari i Gjykatës së Apelit. Ndërkohë që seanca e sotme në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, ka dështuar për shkak të mungesës së avokatëve. Avokatët janë sot në ditën e tretë të protestës, kundër tarifave të sigurimeve të vendosura së fundmi nga qeveria.
Kryetari i bashkisë së Kamzës është dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për shpërdorim detyre. Ky vendim i shkallës së parë është apelur nga avokati mbrojtës i Mziut.