Burime nga policia e Matit bëjnë me dije se është arrestuar 37- vjeçari Fatos Jazi, banues në Cëruj i shpallur më parë në kërkim për vjedhje.
Arrestimi i tij u bë pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat në shkresën me Nr.44, dt.08.01.2016, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ka urdhëruar ndalimin si autor i dyshuar për vjedhje, duke e dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale të “Vjedhjes”. Prokuroria ka në dorë materialet për proçedim të mëtejshëm.