Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 16-vjeçarin, pasi shantazhoi një bashkëmoshatare duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Beratit, ku vajza me iniciale A.Ç 16 vjeçe u vetëvra, pasi u kërcënua nga bashkëmoshatari.
Mësohet se 16-vjeçari ka kërcënuar të miturën se do t’i publikonte një video, duke e çuar të miturën në vetëflijim.