Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos i japë mandatin kandidates socialiste, Valbona Sako, e cila fitoi në votimet e 30 qershorit.
Arsyeja e këtij refuzimi është bërë mosregjistrimi në kohë i Bindjes Demokratike që mori pjesë në zgjedhje.
Në një prononcim për Tema TV menjëherë pasi vendimi u bë publik, Sako tha se do të apelojë në shkallën e dytë të gjyqësorit.