Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda lë në burg Shukri Xhelilin . Ish-kryebashkiaku i Peshkopisë që u akuzua për skandalin seksual me një vajzë të re u shkarkua nga detyra muajin e kaluar. Ky skandal u vërtetua nga një video e bërë nga vajza me iniciale A.A.
Xhelili e kishte apeluar vendimin me pretendimin se raste të ngjashme videoskandalesh, janë trajtuar ndryshe. Avokati i Xhelilit i referohet videoskandalit Meta-Prifti, ku materiali u vlerësua i montuar.