Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin duke e dënuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 3.5.
Gjyqtarët që vendosën për ish-ministrin e Brendshëm janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Procesi u ndoq nga afër edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane.
Tahiri akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë, trafik të lëndëve narkotike dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin, 8 vite me gjykim të shkurtuar.