Gjuha shqipe nuk është në listën e ligjeve me prioritet në Maqedoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuha shqipe nuk është në listën e ligjeve me prioritet në Maqedoni

13:20 | 22/06/2017
në Bota
0

Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe konkretisht për avancimin e përdorimit të shqipes nuk do të jetë në 30 ligjet paketë të Qeverisë së re të cilat përgatiten që të miratohen për një periudhë të shpejtë

Këtë e bënë të ditur nga LSDM-ja, sipas të cilëve aktualisht nuk është planifikuar afat konkret që përcakton se kur ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në procedurë parlamentare.

“Qeveria është duke përgatitur 30 ligje paketë që përfshijnë çështje të tjera që janë të lidhura direkt me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kjo pike nuk është në mesin e tyre”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Sipas BDI-së, çështja e gjuhës do të jetë në kuadër të propozim planit aksionar që përgatitet në kuadër të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Sipas partisë së Ali Ahmetit, kjo nënkupton se  së shpejti, shteti do të jetë i obliguar t’i zbatojë rekomandimet e BE-së.

“Analiza për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është pjesë e planit për reforma urgjente prioritare të Qeverisë. Ajo është element shumë i rëndësishëm i kërkesave të unionit Evropian dhe kërkesave të Pribesë. Qeveria duhet të bëjë planin aksionar për reformat dhe që të mos ketë vonesa, do t’i vendoset ylli. Meqë është pjesë e Raportit të BE-së për reformat, ne si shtet kemi obligim t’i zbatojmë ata politika”, bëjnë me dije nga BDI.

Ylli i BE-së në iniciativën për avancimin e përdorimit të shqipes do të nënkuptonte miratimin e këtij ligji me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, megjithatë ditë më pare, zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Koncijançiç e pyetur nga Alsat deklaroi shkurt se ky ligj, nuk do të jetë i shënuar me yllin e Bashkimit Evropian.

Ish-zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me LSDM-në për  draft versionin e ligjit, pati deklaruar se ligji do të etiketohet me yll ose do të votohet para formimit të Qeverisë, si garanci për miratimit e tij.

“Është një variant që të miratohet ose të futet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë. Këtu ka një lehtësim për shkak se në atë mënyrë futet në ligjet janë me “yll” ose që janë në procesin e integrimit në BE dhe ato ligje kanë kufizime dhjetëditore për miratim. Është edhe një variant tjetër që na jep neve më shumë siguri që të miratohet para formimit të qeverisë”, kishte deklaruar më herët Bujar Osmani.

Megjithatë partnerët e koalicionit deklaruan se në ndërkohë do të zhvillojnë koordinim konkret për këtë çështje, për të qartësuar qëndrimet e tyre.

/Alsat M/

 

Etiketa: Ali AhmetiBDIbujar osmanigjuha shqipeligjeLSDMMaqedoniperdorimi i gjuhes shqipe

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Bixha akuza Tahirit: Thur skenare kundër LSI-së. Shpërndahen para për të blerë votën

Bixha akuza Tahirit: Thur skenare kundër LSI-së. Shpërndahen para për të blerë votën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com