Fill pas miratimit të vendimit për gjuhët me 64 vota pro dhe asnjë kundër, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.
Përmes një statusi në faqen e tij të facebook-ut Xhaferri ka bërë me dije se ligji u miratua.
“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe u votua. Ligji për gjuhët sapo kaloi. Urime!”, shkruan kryeparlamentari Xhaferri.