• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjosha: Siguria e rajonit dhe zhvillimi  i tij i shërben sigurisë së vetë Europës

16:16 | 14/07/2016
në Uncategorized
0
DITA E DYTE E KONFERENCES SE AMBASADOREVE - Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, deputetja e PS, Arta Dade dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu, gjate dites se dyte te Konferences se Ambasadoreve.	/r/n/r/nCONFERENCE OF AMBASSADORS - Klajda Gjosha, Minister of European Integration, lawmakers, Arta Dade and Majlinda Bregu, the second day of the Conference of Ambassadors.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori pjesë në konferencën e ambasadorëve “Perspektivat e Ballkanit Perëndimor duke notuar drejt rrymës”, e cila u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Të pranishëm në këtë konferencë ishin ministra dhe ambasadorë.

Duke folur mbi perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor, ministrja Gjosha u shpreh se sot këto vende kanë ende një sërë problemesh delikate, menaxhimi i të cilave nën ombrellën e procesit të integrimit mund të bëhet edhe më i lehtë.

Lexo edhe

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor, për shumë arsye nuk i përballojnë dot vetëm të gjitha sfidat. Ato, kanë nevojë për ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për t’i zhvilluar dhe forcuar lidhjet e tyre aktuale, dhe për të formuar rrjete pragmatike rajonale, për bashkëpunim në çështje praktike”, tha Gjosha.

Ministrja shprehu bindjen se sfida e integrimit europian nxit avancimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike, aftësimin e tyre për të menaxhuar dhe përparuar në fushat kulturore, ekonomike, institucionale dhe jetën politike.

“Pavarësisht se në situatën që flasim, me kaq shumë pikëpyetje, kaq paqartësi që ka sot Europa, veçanërisht pas Brexit, anëtarësimi për ne duket jo shumë i afërt, vetë procesi i integrimit për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm sesa të qenit sa më shpejt një vend anëtar”, tha ministrja Gjosha.

Duke e cilësuar si një proces transformues, Ministrja Gjosha nënvizoi se përpjekjet e bëra në drejtim të integrimit në BE, krijojnë kushtet e një ekonomie moderne tregut dhe rrisin kapacitetet për të konkurruar brenda BE-së.

“Ne jemi të vetëdijshëm, se Europa sot më shumë se kurrë, ka nevojë para së gjithash të vendosë rregull brenda vetes, për një debat të brendshëm, për zgjidhje afatgjata. Por nga ana tjetër, si vende aspirante për të qenë pjesë e BE-së, ne na takon të bëjmë maksimumin duke thelluar reformat, duke mbajtur sytë nga e ardhmja, përtej problemeve të BE-së sot”, tha ministrja Gjosha.

Ministrja theksoi se brenda familjes europiane, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë një kthinë e Europës. Popujt e këtyre vendeve pavarësisht gabimeve, problemeve janë me shpirt, kulturë, mentalitet europian.

“Vonesa dhe pengesat me procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të dëmtojë shpresat e integrimit dhe t’u hapin udhe problemeve madhore. Nëse do të ndodhë, atëherë nuk do të ketë fitues e të humbur, por vetëm të humbur bashkërisht. Humbin vendet tona, por humb edhe vetë Europa”, tha Ministrja Gjosha.

Në këtë kontekst, ajo shtoi se përtej nevojës emergjente që Europa ka sot për të gjetur ekuilibrat me veten, vendet anëtare nuk munden të neglizhojnë Ballkanin Perëndimor.

“Kjo nuk do ta ndihmonte Europën për të kapërcyer sfidat e saj, mbi të gjitha për të garantuar sigurinë e saj e cila varet shumë edhe nga siguria, stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit tonë”, tha ministrja Gjosha.

Duke përfunduar, ajo nënvizoi se Bashkimi Europian, sot më shumë se më parë, pas largimit të një vendi anëtar, duhet ta përdorë procesin e integrimit, për të krijuar një moment të ri dhe pozitiv në politikën e zgjerimit, për të përcjellë mesazhin e qartë se ky parim shërben sigurisë të vetë Europës

Të Lidhura

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

nga 27
10:13 | 24/03/2023
0

Pas audio-përgjimit me protagonist gazetarin Adriatik Doçi, ka reaguar Këshilli i Medies. Në deklaratën e saj, theksohet se gazetari Doçi...

Të rinjtë ikin se nuk ka punë… –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

nga 27
10:01 | 24/03/2023
0

Kryeministri Edi Rama takoi dje homologun e tij britanik, Rishi Sunak, duke u bërë i pari kryeministër që takon kreun...

lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

nga 27
09:53 | 24/03/2023
0

SPAK ka sekuestruar një vilë në Palasë. Dyshohet se vila është e ish gruas së Ahmetajt. Ish-gruaja e Ahmetajt ka...

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

nga 27
09:43 | 24/03/2023
0

Europiani “Gjermani 2024” luan ditën e dytë të fushatës kualifikuese ku në fushë do të zbresin përsëri emra të mëdhenj....

Para
Bylykbashi: Ekspertë amerikan për zbatimin e dekriminalizimit

PD propozoi e para vetingun e rreptë të monitoruar nga ekpsertët ndërkombëtarë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

10:13 | 24/03/2023
Të rinjtë ikin se nuk ka punë… –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

10:01 | 24/03/2023
lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

09:53 | 24/03/2023
Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

09:43 | 24/03/2023
Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

09:37 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –
  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –
  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?
  • Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –
  • Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –
  • Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –
  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com