Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjirokastritët, në Superiore si kampionë

Nga 27-shi 0

Korabi humbet finalen në “Qemal Stafa” pas një maratone penalltish, por do të jenë edhe ata pjesë e elitës në sezonin e ardhshëm

Kategoria e Parë u mbyll me një finale të luajtur në “Qemal Stafa”, midis Luftëtarit dhe Korabit, ku pas një maratone ku u nevojitën edhe goditjet e 11 metërshave, gjirokastritët u shpallën kampion. Ndërkohë që në sezonin e ardhshëm, në Superiore do të luajnë të dy finalistët e djeshëm. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, por duhet thënë që dibranët ishin ata që krijuan raste më të pastra shënimi, megjithëse Luftëtari u nis si favorite për ta fituar jo me shumë vështirësi ndeshjen, pasi flitet për një skuadër më të kompletuar. “Në fakt ishim ne ata që duhet ta fitonin, pavarësisht se në minutat shtesë skuadra ra disi fizikisht. Kjo është e kuptueshme, pasi me vetëm 10-11 futbollistë kemi përballuar të gjithë sezonin. Sidoqoftë, sot nuk kishte të humbur dhe ky ishte thjeshtë përfundimi i një historie suksesi që dibranët e meritojnë”, thotë pas përfundimit të takimit, trajneri i Korabit, Dritan Mehmeti. Pas 120 minutash lojë u goditën nga 12 penallti për secilën skuadër dhe rezultati përfundimtar u fiksua në 11-10 për Luftëtarin, që gaboi vetëm një herë nga pika e bardhë me Rrapon. Ndërsa për skuadrën nga Peshkopia nuk u treguan të saktë Frashëri dhe në fund kapiteni Mziu.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej