Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në një zonë të pyllëzuar në fshatin Goricë, në Dropull.
Flakët favorizohen edhe nga era, ndërsa nga të dhënat e para rrezikohen disa banesa që ndodhen shumë pranë zjarrit.
Në drejtim të vendit të ngjarjes pas lajmërimit janë nisur disa zjarrfikëse nga Gjirokastra, ndërsa banorët e zonës vijojnë aksionin me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e mëtejshme.