Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri inspektoi ditën e sotme zyrat e shërbimit të Postës Shqiptare dhe OSHEE në Peshkopi.
Gjatë ndalesës në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit, ministri tha se është reduktuar ndjeshëm edhe në këtë njësi numri i ankesave çka tregon për një punë më të mirë në faturim.
Duke qenë se muajt e dimrit janë pëprara, Gjiknuri i bëri thirrje drejtuesit të OSHEE-së për një ripozicionim të burimeve njerëzore duke i dhënë përparësi terrenit.