Lojtarët e ekipit përfaqësues kombëtar, i dhanë emocione të mëdha, një djaloshi me aftësi të kufizuara, përpara nisjes së seancës stërvitore këtë pasdite. Djaloshi me aftësi të kufizuara, u fut në fushën e stërvitjes me karrigen me rrota, ku ndenji për pak çaste me idhujt e tij të Shqipërisë, dhe pozoi në një foto me të gjithë grupin e futbollistëve.
Një gjest për t’u vlerësuar nga lojtarët e Kombëtares, që përveç anës sportive, janë të ndjeshëm edhe ndaj rasteve të tilla.