Gjermania: Luftoni krimin dhe korrupsionin, reformoni kodin zgjedhor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania: Luftoni krimin dhe korrupsionin, reformoni kodin zgjedhor

14:19 | 25/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz deklaroi së fundmi se Gjermania, që ishte e angazhuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, do të vazhdojë të jetë në krah të saj, por ndërkohë Shqipëria duhet të vazhdojë të kryejë reformat.

“Një administratë publike profesionale dhe transparente, një sistem i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore – të gjithë këta objektiva janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen”- tha Schutz.

Ambasadorja Schütz u takua dhe bisedoi g jithashtu me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Read more

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

Pas bisedave ajo u shpreh: “Si vend mikpritës dhe shtet i kryesimit së Konferencës së OSBE-së për Mesdheun Shqipëria tregoi që merr përsipër përgjegjësi për arkitekturën rajonale të sigurisë dhe që së bashku me ne ndjek objektivin e konsolidimit të multilateralizmit. Në si Qeveri Federale e përshëndesim shprehimisht këtë dhe do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë edhe më tej në kontekstin e e kryesimit prej saj të OSBE-së për vitin 2020. Bashkëbiseduesit shqiptarë në takimet e sotme më shprehën zhgënjimin dhe mungesën e mirëkuptimit për faktin, që para një jave në Bruksel nuk u mbërrit dot tek një “PO” për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Edhe unë jam e keqardhur lidhur me rezultatin e konsultimeve në Bruksel. Gjermania ishte angazhuar për një “Po”. Sido që të jetë, premtimi i Selanikut mbetet – e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE! Ne do të bëjmë gjithçka, që të vazhdojmë të mbajmë në krye të agjendës së BE-së interesin legjitim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hedhur hapat e radhës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe të angazhohemi për një nisje të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit. Por për këtë do të kemi sërish nevojë për argumente të mira. Ndaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që Shqipëria të vijojë më tej përpjekjet reformuese të viteve të fundit, veçanërisht ato në sektorin e drejtësisë, sikurse dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë qëllim duhet që të gjitha forcat politike – dhe këtu përfshihet edhe opozita joparlamentare – të tërheqin litarin në një drejtim e të marrin përgjegjësi. Të gjitha reformat e nisura janë para së gjithash në dobi të popullsisë shqiptare. Një administratë publike profesionale dhe transparente, një system i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore – të gjithë këta objektiva janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen.”

Etiketa: BEGjermaniaIsh-ambasadorja gjermane në Tiranënegociatat me ShqipërinëSusanne Schütz

Të Lidhura

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

Para
Babai i vajzave rrëfen mbi ngjarjen e rëndë: Dy vajzat e sëmura vazhdojnë të lindin fëmijët e përdhunuesve të fshatit (film)

Babai i vajzave rrëfen mbi ngjarjen e rëndë: Dy vajzat e sëmura vazhdojnë të lindin fëmijët e përdhunuesve të fshatit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com