Gjermania, dash i kurbanit i luftës së Ukrainës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania, dash i kurbanit i luftës së Ukrainës

07:04 | 21/04/2022
në Bota
0

Kërkesë. Trajtim me përbuzje. Kërkesë. Trajtim me përbuzje. Ky duket të jetë modeli që po ndjek aktualisht Ukraina në diskutimet e saj me dhe për Gjermaninë. Këtu bën pjesë edhe refuzimi i ofertës për vizitë për Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, pasi udhëheqja e Kievit kishte kritikuar politikën e tij të mëparshme ndaj Rusisë dhe Steinmeier kishte pranuar se kishte bërë gabime.

Ky model ka qenë shumë efektiv. Edhe mediat gjermane e përvetësuan këtë model. Nuk kalon asnjë ditë pa u vënë publikisht në shtyllën e turpit Berlini, pa gazetarë kritikë që pyesin anëtarët e qeverisë gjermane pse ne nuk po heqim dorë përfundimisht nga nafta dhe gazi rus dhe pse Gjermania nuk po e furnizon Ukrainën me të gjitha armët që ka kërkuar ajo. Është një pjesë teatrale gjithnjë e më e bezdisshme dhe në çdo rast e tepërt.

Gjermania e mbështet Ukrainën thuajse si asnjë vend tjetër

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Së pari, Gjermania, së bashku me Shtetet e Bashkuara, ka qenë donatori më i madh i Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014.

Së dyti, përveç fqinjëve të afërt të Ukrainës, Gjermania është një nga vendet që ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas.

Së treti, Gjermania bën pjesë në shtetet që i paguan më shumë para Ukrainës, për të blerë armë. Kancelari Olaf Scholz sapo njoftoi se Gjermania do të sigurojë deri në 2 miliardë euro (2.1 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake. Dhe ai nuk la asnjë dyshim se ne duhet të mbështesim Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Në këtë kontekst, sa e zgjuar është që qeveria ukrainase e lëndon qeverinë gjermane vazhdimisht dhe e përmbyt me kërkesa të reja, të formuluara ashpër? Kur Gjermania i siguron disa nga armët e dëshiruara, Kievi thotë: kjo vërtet është mirë, por duhet të jetë shumë më tepër. Kur Gjermania shpall asgjë më pak se një ndryshim paradigme duke i kthyer shpinën qymyrit, naftës dhe gazit rus, Ukraina thotë: Kjo është mirë, por duhet të ndodhë menjëherë.

A nuk mjafton një kthesë 180 gradë?

Në këtë kuadër harrohet me dëshirë se Gjermania bëri një kthesë 180 gradë me përmasa të paprecedenta. Gazsjellësi Nord Stream 2 u mbyll. Forcat e armatosura gjermane do të pajisen me 100 miliardë euro, një plan që Scholzi e shpalli menjëherë pasi Rusia sulmoi Ukrainën. Gjermania paguan për dërgesat e armëve në një zonë lufte. Qeveria gjermane ka filluar të ndërpresë lidhjet e saj të ngushta dhe jashtëzakonisht të rëndësishme të lëndëve të para me Rusinë. Ministri i Ekonomisë, një politikan i Partisë së Gjelbër, udhëtoi në Lindjen e Mesme për të blerë naftë dhe gaz, ndërsa mendonte me zë të lartë për të zgjatur mbajtjen në punë të  termocentraleve bërthamore dhe të qymyrit të Gjermanisë. Këto janë të gjitha ndryshime ekstreme të kursit në një periudhë tepër të shkurtër kohe. Cilat vende të tjera europiane i kanë ndryshuar politikat e tyre në mënyrë drastike sa Gjermania, dhe me një kosto kaq të madhe?

Dash i kurbanit për vendet e tjera të BE

Edhe më irrituese se sa qëndrimet jomiqësore nga Kievi është sjellja e vendeve të tjera evropiane. Ata nuk ndërmarrin asnjë veprim vetë, por fshihen pas Gjermanisë, apo edhe drejtojnë gishtin nga Berlini. Të krijohet përshtypja se gjithçka ka të bëjë me imazhin.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë disa telefonata të pasuksesshme në  përpjekje për të ndikuar mbi shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Ai gjithashtu organizoi pa zhurmë që finalja e Ligës së Kampionëve të futbollit, e cila do të mbahej në Rusi, të luhet në Francë. Vendi i tij nuk vepron kaq me vendosmëri kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve në Francë.

Italia ka deklaruar, publikisht dhe troç, se mund të bëjë pa gazin rus menjëherë. Që do të thotë se nëse Europa nuk arrin të miratojë një embargo gazi, kjo është për shkak të shteteve të tjera anëtare, kupto: Gjermania. Polonia, pa koordinim paraprak me aleatët e saj, nxit publikisht për të dorëzuar avionë në Ukrainë, por vetëm përmes Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një baze ajrore në Gjermani. Nëse avionët nuk dorëzohen, thotë Varshava, kjo ndodh për shkak të Shteteve të Bashkuara ose Gjermanisë. Hungaria e kalon lehtë, të paktën në sytë e opinionit publik gjerman, me qëndrimin e saj prorus. Budapesti pranon me kënaqësi gazin e lirë rus dhe, nëse është e nevojshme, e paguan faturën edhe në rubla.

Grindja i sjell dobi vetëm Putinit

Mund të të shkojë mendja se ndonjë anëtar i BE nuk do të ishin i pakënaqur ta shihte Gjermaninë në gjendje të keqe dhe duke humbur një pjesë të fuqisë dhe prosperitetit të saj ekonomik. Ligësi? Ndoshta. Fakti është se në skemën e qortimeve, kërkesave dhe plotësimeve, nevojiten gjithmonë dy palë. Njëri që bërtet me zë të lartë, nervozohet dhe tregon tjetrin dhe tjetri që lejon t’ia bëjnë këtë.

Një spektakël i tepërt. Në fund të fundit, të gjithë kanë të njëjtin qëllim: t’i japin fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Pra, pse të mbillet grindje? Kjo ndihmon vetëm një person: Putinin./ DW

Etiketa: dash i kurbanitFrank-Walter SteinmeierGjermaniaSteinmeierukraine

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Zyrtari i lartë në Moskë: Lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm kur…

Zyrtari i lartë në Moskë: Lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm kur…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com