Në ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarët ka ndodhur në Gjermani. Shtetasi kosovar Anton B., 38-vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje ndërsa mediat vendase raportojnë se krimi makabër ka ndodhur në sy të katër fëmijëve.
Autori gjithashtu ka plagosur edhe motrën e bashkëshortes. Ende nuk ka një dëshmi të 38-vjeçarit mbi shkakun e krimit, por sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për një grindje familjare.
Vëllai i viktimës, Blerim A. ka rrëfyer për gazetën gjermane BILD se vrasësi tha para se të qëllonte: “Tani po merr atë që ke kërkuar”.
Mësohet se Anton B. dhe Emine A. kanë jetuar së bashku për rreth 7 vite. Ata ishin të martuar, por jo sipas ligjit gjerman dhe kishin katër fëmijë, por gjashtë muaj më parë marrëdhënia përfundoi.