Gjermani i jep një dorë Kosovës: Mbështesim antarësimin në Këshillin e Evropës

0
48

Gjermania ka mbështetur Kosovën për anëtarësimin në Këshillin Evropian. I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën, tha se Gjermania do të përkrahë Kosovën në çdo rrugëtim drejt integrimit evropian.

“Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet evropiane. Ne jemi pro dhe do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet tona aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Shpresojmë të kontribuojmë në këtë proces”, deklaroi Sarrazin.

Ai u shpreh se Kosova është vendi i tij i preferuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shakaja ime e zakonshme që po e bëj është se në secilin vend që po shkoj po them se ai vend është i preferuari nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por disa njerëz thonë se është Kosova dhe kjo mund të jetë e vërtetë”, u shpreh Sarrazin.