Policia gjermane ka arrestuar 3 shqiptarë pasi punonin ilegalisht dhe ishin të pajisur me dokumente false.
Arrestimi ka ndodhur pas kontrollit të 4 punonjësve në një furre të madhe në Wickede në të cilin rezultoi se 3 shqiptarë ishin të pajisur me karta identiteti false.
“Backwelt.de” shkruan se shqiptarët kishin falsifikuar dokumentet për t’iu ikur procedurave dhe të llogariteshin si qytetarë të Bashkimit Evropian, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.
Tre shqiptarët ndodhen në paraburgim në Buren, në pritje për të dalë para gjykatës.