Gjenerali nazist tregon bashkëpunimin me Napoleon Zervën për shfarosjen e çamëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenerali nazist tregon bashkëpunimin me Napoleon Zervën për shfarosjen e çamëve

09:02 | 20/04/2017
në Uncategorized
0

Më poshtë pjesë nga marrja në pyetje e gjeneralit nazist Hubert Lanz, komandant i Divizionit XXII Malor, drejtues i operacioneve ushtarake në Epir. Këto dëshmi janë marrë nga hetuesit amerikanë pas luftës dhe nuk janë botuar kurrë. Një material i plotë i dëshmive të gjeneralit po përgatiten për botim.

Kryetari i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare boton një material ku tregohet sesi greku Napoleon Zerva ka bashkëpunuar me gjermanët për shfarosjen e çamëve.

Gjenerali është dëshmitar real i bashkëpunimit të tij me Napoleon Zervën, statuja e të cilit është në sheshin kryesor të Gumenicës në afërsi të portit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Statuja e Napoleon Zervës në afërsi të portit të Gumenicës

“Në Tetor të ‘43 me kapitullimin e ushtrisë italiane dhe çarmatimin e njësive ushtarake italiane në Greqi, Komanda Gjermane në Epir vendosi ndërprerjen e aktivitetit partizan në këtë zonë. Një kërkesë e jona për Komandën e Lartë e Wermaht-it për negociata me liderët e njësive nacionaliste u refuzua personalisht nga Hitleri, i cili kërkoi dorëzimin pa kushte të bandave guerrile. Meqënëse kjo përgjigje ishte shumë larg realitetit të betejës në terren që shikohej nga Komanda e Lartë e Wermaht-it, u detyrova që ta merrja situatën vetë në dorë. Duke kuptuar ndarjen e madhe ideologjike midis trupave të Zervës dhe njësive komuniste të ELAS, i propozova Zervës një armëpushim me njësitë gjermane duke evituar humbjet në popullsinë vendore dhe njësitë e tij dhe të bashkonim forcat në luftën kundër komunistëve.

Gjenerali Zerva e kuptoi menjëherë avantazhin e këtij propozimi të bërë nga Komanda Gjermane e Divizionit XXII Malor për vendin e tij në përgjithësi, por edhe për EDES në veçanti. Megjithatë ai nuk mundej të vepronte pa instruksione nga britanikët dhe për këtë gjë ju drejtua Kajros. Ashtu siç edhe pritej, prej andej mori një përgjigje negative. Megjithatë pozitat reale të tij në terren, si dhe logjika e ngjarjeve influenconin më shumë se përgjigjet e Komandës së Lartë Britanike apo propozimi i Komandës Gjermane. Megjithëse jo zyrtarisht, një hap bashkëpunimi midis trupave gjermane dhe partizanëve nacionalistë filloi të vendosej në mënyrë të heshtur. Luftimet nga të dyja palët filluan të rralloheshin deri sa u shuan fare. Kontaktet, megjithëse në mënyrë jo formale, u mbajtën midis përfaqësuesve të EDES dhe Komandës Gjermane. Gjatë periudhës së pranverës të vitit 1944, kur presioni i forcave komuniste nga Veriu drejt Jugut filloi të rritej dhe pjesë të tjera të Epirit filluan të merreshin nga forcat komuniste, përsëri Komanda Gjermane e Divizionit Malor i ofroi ndihmë Liderit të EDES. Këtë radhë me sukses. Të gjitha luftimet u ndërprenë dhe Zerva mbajti lidhje me komandantin gjerman të Janinës, me të cilin ndërmori operacione të përbashkëta kundër komunistëve. Në këtë mënyrë, nacionalistët kishin avantazhin që jo vetëm t’i zmbrapsnin komunistët, por edhe të furnizonin njësitë e tyre luftarake nëpërmjet ardhjes së vullnetarëve apo edhe rekrutimeve sistematike. Në këtë mënyrë, forca e tij arriti në 15 mijë persona në gusht të vitit 1944. Ndërkohë, Misioni Ushtarak Amerikan i ishte bashkuar Misionit Ushtarak Britanik për të ndihmuar partizanët në luftën kundër forcave gjermane. Gjithsesi kjo nuk e pengoi EDES që të bashkëpunonte në mënyrë të heshtur me trupat gjermane.

Ndryshimi i situatës luftarake në verën e 1944 në frontin Europian solli sigurisht edhe një fazë të re në luftimet e Epirit dhe në Shqipëri. Si rezultat i kapitullimit të forcave ushtarake rumune dhe bullgare dhe dezertimit nga ushtria e Boshtit, por edhe avancimi i trupave të Ushtrisë së Kuqe në Ballkan, sollën ngritjen e moralit për partizanët komunistë. Po kështu, ndihma materiale e aleatëve, e cila tashmë po vinte jo vetëm nga ajri, por edhe nga deti, i ndihmoi shumë komunistët, të cilët tashmë kishin mbi 20 mijë vetë nën komandë.

Në disa sulme të furishme në këtë periudhë, Zerva u mundua që t’i shfaroste “ish-shokët’” e dikurshëm. Beteja të përgjakshme ndodhën në jug dhe perëndim të Epirit, ku trupat e EDES humbën mjaft vetë si rezultat i superioritetit të forcave gjermane. Për këtë arsye Zerva kishte në dispozicion vetëm 8 mijë trupa, kur në tetor të vitit 1944 gjermanët braktisën Epirin dhe kufirin me Shqipërinë. Me këto trupa ai mori Janinën, e cila ishte e braktisur tashmë. Si rezultat i betejës që ai pati me komunistët, të cilët e superonin në numër 3 me 1, Zerva pësoi shumë humbje dhe e braktisi Epirin duke u hedhur në ishujt Jonianë.

/botapress.info/

 

Etiketa: Auron TareDivizioni XXII MalorEpirigjenerali nazistHubert Lanzishujt jonianëNapoleon ZervaUshtria e Kuqe

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Dosja “Peza”: Historia e një “shembulli” që duan ta shesin “për shembull”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com