Një pako e vogël, brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë plasëse ka shkaktuar panik në zonën e Astirit në kryeqytet.
Bëhet me dije se pakoja brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë plasëse është lënë në asfalt.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion Paraprak
Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.
Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.