Është gjendur i vrarë me armë zjarri trupi i shtetasit Fatmir Tahiri në afërsi të shtëpisë së tij në Tetovë.
Mësohet se ky shtetas ishte ish-shofer i ish-zëvendëskryeministrit Hazbi Lika ndërsa për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës.
Nga familjarët dhe komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë.