Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se viktima, Xhelal Skënderi, është punonjës i një prej firmave që operojnë në port, me profesion mekanik. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale. Dyshohet se viktima mund të ketë rënë në det gjatë natës së kaluar dhe është mbytur.
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...









