Gjekmarkaj: Berisha e ka mbyllur ciklin e tij në politikë, nëse Kuvendi ndryshon kryetarin largohem nga partia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj: Berisha e ka mbyllur ciklin e tij në politikë, nëse Kuvendi ndryshon kryetarin largohem nga partia

19:19 | 13/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, mendon se PD ndodhet në një krizë që do të dalë shumë shpejt.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Gjekmarkaj tregoi se Berisha ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe humbje. Ai tha se nuk ka më se çfarë të ofrojë dhe shtoi se një PD në luftë me SHBA-të nuk do të jetë mirë për partinë.

Po ashtu, Gjekmarkaj nënvizoi se mbështet idenë e një e rithemelimit të PD e përfshirjen në të të intelektualëve dhe njerëzve të elitës. Sakaq, ai shtoi se nëse nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar rikthehet në krye të PD Sali Berisha, ai largohet nga partia.

Gjekmarkaj:
 Unë di cilat kanë qenë marrëdhëniet mes Bashës dhe Berishës. Unë Sali Berishën e kam takuar 3 apo 4 herë gjithsej. Por çështja është se kur në një parti politike marrëdhëniet personalizohen, nuk është gjë e mirë. Marrëdhëniet duhet të jenë më transparente. S’duhet të jetë ky shqetësimi, por duhet të jetë më shumë se sa kaq. Ku po shkon PD nga ky konflikt.

Read more

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

A ka besëprerje nga Basha për Berishën?

Gjekmarkaj:
 Nuk e di cilat kanë qenë pritshmëritë e Berishës. Sali Berisha e kishte kryer ciklin e tij politik si fitues, e në 2013 ai humbi. Ai ka qëndruar 8 vite në politikë më pas e ka qenë mentori i zotit Basha. Ka qenë i udhës që Berisha të tërhiqej. Basha ka qenë nën hije. Unë s’e përjashtoj Amerikën. Në këtë kuptim nuk gjej besëprereje, në kuptimin e aktit që mori.

 

 

Po shkruajnë shumë për firmat, por një pyetje është si mund t’i japësh firmat në dorë një strukture personave që nuk besojnë?

Gjekmarkaj: Po, sepse duhet besuar strukturës. Kolegët e mi i thonë zotit Basha pse ti fyen zotin Berisha, ndërkohë që ky i fundit e fyen të gjithë ditën. Berisha ka shprehur atë që mendon, por duhet të vendosi strukturat. E në këtë rast është dashur të ndeshesh me to, e jo të fshihesh nga frika se ata nuk e pranojnë.

Çdo të ndodhë me 11 dhjetor?

Gjekmarkaj: Në trajtat që po merr, PD i është bërë një dëm i madh dhe njeriu më i gëzuar është kryeministri. Sado serioz të jemi ne, sado të përpiqemi të reagojmë, vëmendja është kthyer te cështja e brendshme e PD. Por nga pikëpamja e gjësë në vetvete, mua më duket se kjo do të jetë një miting, marshim, i cili i fryn konfliktit me SHBA dhe nuk ndihmon në paqësimin e shpirtrave të PD. Kush do të jetë fituesi kryesor? Do të jetë përçarja.

Si e shihni PD në të ardhmen e afërt?

Gjekmarkaj: PD do të dalë nga kjo krizë. Unë jam partizan i rindërtimit të PD, e kam hedhur këtë tezë që në korrik, e kam mbështetur zotin Marku në tezën e tij. PD ka jetike, por jo në shenjën e konfliktit, duhet të rikthehet gara në çdo nivel, s’duhet të ketë emërime. Nuk duhet të jetë e personalizuar PD. Unë dua një parti ku përfshihen elitat, që ka mendim, të jetë parti bashkëkohore të joshë qytetarët që të vij në pushtet. Ka njerëz me vlera PD, por jo mjaftueshëm sa meriton.

Çfarë do të thoshte një PD me në krye Sali Berishën e po kështu pretendimi për të qenë sërish kryeministër i Shqipërisë?

Gjekmarkaj: Është kërkuar iluzioni sikur do të bëhet kuvendi me datë 11 dhe me 12 do të rrëzohet Edi Rama. Shumë personave i janë premtuar poste, për kryetar bashkish e të tjera, kjo nuk është rruga e duhur. PD është partia kryesore e opozitarizmit në Shqipëri dhe do e kalojë këtë moment. Unë e thashë, që Berisha ka konsumuar fazat e veta në politikë, ka pasur suksese, ka pasur fatalitete si askush tjetër. Nuk mendoj që është ai modeli. E shkuara nuk duhet të jetë e ardhmja. Berisha mund të ishte një këshilltar shumë i mirë. Ai ka zgjedhur konfrontimit. Ai ka ide, energji, por ka mbyllur të gjitha fazat me fitore e me humbje, e thjesht përsërit vetveten.

Nëse fiton foltorja a i qëndroni deklaratave të tua?

Gjekmarkaj: Në PD kanë hyrë e dalë qindra njerëz. Unë jam një individ i ardhur së fundmi nga atashimi e nuk marr vendime për PD, por marr vendime për veten. Një PD në konflikt me SHBA nuk është e mirë për askënd. I qëndroj deklaratës time. Largohem!

Etiketa: Agron Gjekmarkajcikli politikKuvendi KombëtarLulzim BashaSali Berisha

Të Lidhura

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

nga 27
17:07 | 14/05/2026
0

Në një zhvillim të rrallë politik në Parlament, mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar projekt-rezolutën për procesin...

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

nga 27
15:29 | 14/05/2026
0

Pogradeci do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e elitës së...

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

nga 27
15:13 | 14/05/2026
0

Pas fitores në zgjedhje të bashkëshortit të saj, Flavia Zaka papritur u gjend në qendër të vëmendjes publike – dhe...

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

nga 27
14:49 | 14/05/2026
0

Shtëpia e Bardhë, ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me atë të Kinës, Xi Jinping....

Para
Kush është 44-vjeçari që u vra në Peqin, shoku e qëlloi pas një konflikti për motive të dobëta

Atentat me dy viktima në Tiranë, qëllohet me armë zjarri drejt “Audi”-t luksoz në Astir

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

17:07 | 14/05/2026
Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

15:29 | 14/05/2026
Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

15:13 | 14/05/2026
Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

14:49 | 14/05/2026
Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

14:21 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –
  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –
  • Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –
  • Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –
  • Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –
  • Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –
  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com