Gjashtë përgjimet e plota/ “Bild” Ramës: Na akuzove si të blerë? Ja provat e shtetit tënd mafioz – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjashtë përgjimet e plota/ “Bild” Ramës: Na akuzove si të blerë? Ja provat e shtetit tënd mafioz

14:13 | 05/06/2019
në Kryesore
0

Gazeta gjermane Bild ka publikuar gjashtë kaseta të reja përgjimesh të kreut të bandës kriminale të Avdylajve, Astrit Avdylaj me drejtues të lartë në Shijak dhe Durrës.

Në përgjime flitet për takime me krybashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, për blerje dhe manipulim votash për punonjësit e administratës, për heqje të gjobave me një telefonatë, vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS…

Gazetari kryesor i politikës në këtë të përditshme, Peter Tiede i akuzuar si i blerë nga opozita në Shqipëri, është përgjigjur duke publikuar përgjimet e planit mafioz për blerjen e votave.

Read more

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

“Paratë e drogës po qeverisin vendin. Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza. Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave.

Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po u tregojmë 6-të përgjime konkrete.

Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose janë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit”, shkruan gazetari Peter Tiede.

Në përgjimin e parë Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon Ivo Docin, drejtorin e ndërmarrjes komunale të Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve në qytetin e Durrësit, dhe e pyet atë lidhur me votuesit e opozitës (të Partisë Demokratike), që janë të punësuar në institucionin që Doci drejton, me qëllim që Astriti të vijë dhe “t’i shkundë pak”, në mënyrë që ata të votojnë për Partinë Socialiste, ose në të kundërt të pushohen nga puna. Toni nënshtrues i Docit ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj, tregon për fuqinë që ky i fundit zotëron dhe për përgjegjësitë që ai ka patur në fushatën e PS-së.

Në përgjimin e dytë Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kryebashkiakun e Shijakut për të caktuar një takim me të, me Vangjush Dakon dhe me “Lirin” (Ilir Ndraxhi), një person që grupi kriminal i Avdylajve kërkon që të vendoset si kandidat i PS-së. Takimi mbahet me një synim: finalizimi i marrëveshjes që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së plotë të këtij klani në fushatën elektoralë të PS-së në Durrës. .” Do takohemi me një kafe, unë, ti, Liri, Vangjushi” thotë Avdylaj gjatë bisedës.

Në përgjimin e tretë tregohet se si Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret bëhet fjalë për Ilir Ndraxhin. Në përgjim dëgjohet Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale së Avdulajve në Durrës e Shijak duke biseduar më Arjan Ndraxhin ku i tregon se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet Vangjush Dakos kandidimin e vëllait të tij, Ilir Ndraxhin, aktualisht deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë. Bëhet fjalë pë fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Avdylaj i thotë se ka marrë një telefonatë ‘nga lart’ duke ia siguruar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet dhe ‘i betohet’ se do ta surprizojë ‘të gjatin’ me 10 me 0.

Në përgjimin e katërt kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kandidatin e PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbanën. Me një ton të zemëruar, Avdylaj telefonon Arbanën dhe i thotë atij se inspektorët e INUK janë duke u vendosur gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po arrinte dot që të komunikonte me “Gjushin” ( Vangjush Dakon) për t’i kërkuar atij që t’i ndalonte, për arsye se kryebashkiaku ndodhej bashkë me kryeministrin Rama për një udhëtim në Zvicër.  “I thuaj atij b*thq*mit, se s’dua të shqetësoj Vangjushin se është me Edin në Zvicër”, i drejtohet Avdylaj Elton Arbanës.

Në përgjimin e pestë koka e grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon Gjushin (Vangjush Dakon, kryetar Bashkie në Durrës). Gjatë telefonatës Avdylaj ndodhet në zyrën e rregjistrimeve të pronave në Durrës në prezencën e shefit të zyrës, Vath Alla. Në këtë përgjim duket qartë lidhja e ngushtë që Dako dhe Avdylaj kanë më njëri tjetrin. Astrit Avdylaj e dinte që Vangjush Dako kishte qenë deri vonë në një takim me kryeministrin Edi Rama. Ai i thotë Dakos të anullojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, që të sigurohet që puna e tij në zyrën e rregjistrimeve. Kryebashkiaku Dako bie dakort dhe i anullon planet.”

Videot mund ti gjeni duke klikuar këtu.

Etiketa: blerja e votaveedi ramagazeta gjermane “Bild”opozitaVangjush Dako

Të Lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

nga 27
22:00 | 06/04/2026
0

Në muajin mars të këtij viti, Banka e Shqipërisë licencoi bankën e parë digjitale në vend. JET Bank synon të...

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

nga 27
21:22 | 06/04/2026
0

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

nga 27
20:49 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

Para
Përgjimet e Bild/ Manja: Hetim, kush e nxori sekretin hetimor

Përgjimet e Bild/ Manja: Hetim, kush e nxori sekretin hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026
Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

21:22 | 06/04/2026
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

20:49 | 06/04/2026
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –

20:34 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –
  • Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –
  • VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat –
  • VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com