Kryeministri Rama ka reaguar ashpër në lidhje me rezolutën e për genocidin e Srebrenicës të risjellë në Kuvend nga Sali Berisha. Disa postime njeri pas tjetrit ka bërë kryeministri në Twitter në lidhje me këtë temë, ku tregon hapur se dënon këtë veprim të Berishës dhe garanton se asnjë propozim i tij nuk mund të pranohet nga Kuvendi. Në këtë postim të dytë ai thekson se duhet qartësuar fakti që, Kuvendi nuk ka bërë rrëzim të rezolutës për Srebrenicën, por vetëm nuk ka pranuar të marrë në konsideratë dokumentet që vijnë nga një person non-grata dhe i padëshirueshëm
“Edhe një fakt për t’u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij”, shkruan ai. Ndërsa pak minuta më parë kreu i qeverisë, nuk ka kursyer edhe të gjithë mbështetësit e Berishës, duke shtuar se për ta ndjen veçse “neveri”.