Gazetari Tomorri: Qeveria po përgatit dyqane pa taksa në të gjitha doganat, do bëhet nami me karburantin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari Tomorri: Qeveria po përgatit dyqane pa taksa në të gjitha doganat, do bëhet nami me karburantin

06:32 | 21/02/2020
në Kryesore
0

Nga Klodian Tomorri

Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit të dyqaneve pa taksa në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit. Të njohura ndryshe si Duty Free, dyqanet që tregtojnë mallra pa taksa u mbyllën në vitin 2003 nga ish qeveria e Fatos Nanos për shkak të presionit të fortë të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat i quanin ato si gropa të zeza në sistemin tatimor. E vetmja pikë Duty Free që u lejua ishte ajo e Aeroportit të Rinasit për të stimuluar turizmin, por edhe vetë aeroportin i cili në atë kohë ndodhej në gjendje të mjerueshme.

Por 17 vjet pas mbylljes, qeveria po tenton të rikthejë sërish çibanët fiskalë në të gjitha doganat tokësore të vendit. Madje jo vetëm kaq. Sipas projektaktit, bizneset që do të marrin lejet për Duty Free-t në doganat tokësore do të kenë të drejtën të shesin edhe karburant pa taksa.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Ky është një projekt pas të cilit qëndrojnë interesa të forta ekonomike. Arsyeja është e thjeshtë. Në Shqipëri karburanti është një mall i taksuar fort. Sipas sistemit aktual, në cdo 1 litër karburant që kushton rreth 170 lekë, vetëm 70 lekë janë kosto produkti, ndërkohë që 100 lekë janë taksat që mbledh shteti.

Biznesi ose bizneset që do të marrin lejen për të hapur duty free-t nëpër doganat tokësore do të kenë të drejtën të shesin karburant pa paguar asnjë lekë taksë. Pra të shesin karburant me 70 lekë duke realizuar fitime marramendëse në kurriz të buxhetit dhe qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon rreth 1.2 miliardë euro në vit. Nga këto 700 milionë euro shkojnë direkt si taksa për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto dhe fitim tregtarësh.

Prej këtej nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh nga përhapja e dyqaneve pa taksa në të gjitha pikat tokësore të kufirit. Një pjesë e mirë e 700 milionë eurove, që sot shkojnë si të ardhura në buxhet do të përfundojnë në llogaritë e bizneseve që do të kenë Duty Free-t në dogana. Por ky mund të jetë edhe një biznes i vetëm, pasi të gjitha liçencat mund të përfundojnë në një dorë duke krijuar kështu monopolin e zi të shkallmimit të sistemit tatimor. Dhe këto llogari janë vetëm për karburantin, pa përfshirë cigaret apo mallrat e tjerë të akcizës.

E gjithë çështja tashmë është kush qëndron pas këtij projekti? Ose më saktë kush po e privatizon buxhetin e shtetit duke krijuar zgavra fiskale në të gjithë Shqipërinë? Kjo do të mësohet shumë shpejt nëse qeveria do të avancojë përpara me nismën, e cila tashmë është në fazën e projektaktit.

Vetëm 5 vjet më parë, kjo qeveri vendosi të kufizojë deri në 200 litra sasinë e karburantit që një automjet mund të merrte në vendet kufitare si Maqedonia e Veriut apo Kosova ku nafta kushton më pak për shkak të taksave më të ulëta. Sot nga skutat e qeverisë që përfaqësojne interesa okulte kriminale del një plan për të shndërruar Shqipërinë në qendrën rajonale të kontrabandës, me interesin e vetëm që ata të cilët janë pas këtij projekti të përfitojnë qindra milionë euro në vit.
Ky projekt duhet ndalur me çdo kusht.

Etiketa: BEFondi Monetar NdërkombëtargazetarKlodian Tomorri

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Skandal/ I ndërpresin fjalën Ramës, arrestohen studentët e Mjekësisë (film)

Skandal/ I ndërpresin fjalën Ramës, arrestohen studentët e Mjekësisë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com