Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar sot dhuratë fjalorin e gjuhës shqipe nga gazetari i ABC News në Beograd, Idro Seferi.
“Ekselencës së tij, Presidentit Aleksandër Vuçiç ia dhuroj fjalorin tim personal për t’u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën”, shkruan ai në dedikimin për fjalorin që ia dha gjatë një interviste që realizoi me kreun e shtetit serb.