Gazeta e Vatikanit shkrim për Shqipërinë: Kriza e ngjashme me ‘97 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta e Vatikanit shkrim për Shqipërinë: Kriza e ngjashme me ‘97

12:15 | 24/03/2019
në Kryesore
0

“L’Osservatore Romano”, gazeta zyrtare e Vatikanit i ka kushtuar një tjetër artikull situatës politike në Shqipëri. Ndërsa përshkruhet gjithçka ndodh ditët e fundit, gazeta thotë se deri më tani, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, palët nuk kanë gjetur rrugën e dialogut, ndërsa rreziku për një tjetër ’97 është i madh.

Shkrimi i plotë:
Prej muajsh situata politike në Shqipëri vijon të jetë e tensionuar dhe zjarri ndizet herë pas here. Përplasja mes qeverisë dhe opozitës është radikale dhe nuk kursen as sheshet. Kriza ekonomike bën që “kafshimet” të ndjehen në një vend me një histori të trazuar, përveç saj kriza sociale dhe morale mban në litar Shqipërinë, vendin ku grupet rivale politike nuk e njohin legjitimitetin e njëri-tjetrit dhe ku dyshimi i një lidhje midis interesave të paligjshme dhe pushtetit është shumë i fortë tek popullsia, e cila ndërkohë ndjen gjithnjë e më shuëm varfërinë.
Javët e fundit, opozita e përfaqësuar nga lideri liberal Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, ka kundërshtuar fuqishëm qeverinë. Por gjithashtu po proteston edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), partia e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në javët e fundit PD dhe LSI kanë arritur në pikën që deputetët e tyre të lënë mandatet në shenjë proteste. Megjithatë, braktisja e parlamentit u kritikua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Qeveria përfaqësohet nga kryeministri socialist Edi Rama. Partitë e opozitës dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme. Akuzat kundër qeverisë së Ramës lidhen me afërsinë e tij me organizatat kriminale dhe biznesmenët. Një skandal u shënua verën e kaluar, kur u zbulua që qeveria lejoi devijimin e projektit të lumit të Tiranës, Lanës, për të lejuar një oligark kontrovers të ndërtonte një kompleks rezidencial luksoz. Që nga vjeshta e kaluar ka pasur disa demonstrata ku janë sulmuar ndërtesat e qeverisë.

Read more

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

Protestat e ditëve të fundit fokusohen tek akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve, shtoi faktin se partia në pushtet është- sipas akuzave – e ndikuar fuqishëm nga trafikantët që e bënë Shqipërinë një bazë solide për trafikun e drogës në Evropë. “Arsyeja themelore për protestat – deklaroi ish kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër për 13 vjet – është shkelja masive e rregullave zgjedhore të denoncuara nga bashkësia ndërkombëtare në raportin e OSBE-së për të cilat në 20 për qind të rasteve u ble vota. Janë shfaqur përgjime nga të cilat rezulton se grupet kriminale në rrethe rezultojnë të kenë blerë vota dhe të kenë imponuar rezultate të caktuara në zgjedhje “. Në disa rrethe kishte më shumë vota se sa votues, por në fund vëzhguesit çertifikuan vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Për momentin gjetja e një rrugëdaljeje duket shumë e komplikuar. Demonstruesit argumentojnë se ata nuk do të ndalen derisa kryeministri të japë dorëheqjen dhe të krijohet një qeveri kalimtare për të menaxhuar zgjedhjet. Nga ana e tij, kryeministri Rama foli për gatishmërinë për dialog por përjashtoi kategorikisht mundësinë e “ndërprerjes së një mandati legjitim”. Ndërkohë, në këtë klimë të opozitës frontale, zgjedhjet lokale janë planifikuar për në qershor, të cilat mund të kenë një efekt tjetër detonues. Për më tepër, në qershor pritet edhe përgjigjja nëse vendi do pranohet apo jo në Bashkimin Evropian.

Shqetësimi është shumë i madh përballë një krize të ngjashme me vitin 1997, kur vendi ra në kaos dhe anarki. Tani kohët kanë ndryshuar, por kontradiktat mes palëve politike janë shumë të mëdha. Për Radio Vatikanin, Kryepeshkopi Metropolitan i Tiranës-Durrës dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Monsinjor George Frendo, argumentoi se: “Situata në Shqipëri është tragjike, për fat të keq nuk ka dialog mes partive politike. Ndoshta është pak a shumë faji i të gjithëve: Që të ketë dialog duhet vullneti i mirë i të gjithëve. Dialogu është e vetmja rrugë për një zgjidhje të drejtë “. Bashkimi Evropian gjithashtu nënvizoi urgjencën e rindërtimit të një platforme kombëtare ku palët mund të përballen dhe të dialogojnë në interesin më të mirë të vendit.

Duhet të kihet parasysh se kancelaritë ndërkombëtare nuk i konsiderojnë akuzat për keqbërje dhe bashkëpunim të ashpër kundër qeverisë të pabazuara, por ata janë edhe më të shqetësuar për rrezikun e paqëndrueshmërisë në një vend delikat në zemër të Ballkanit, i cili tashmë është bërë anëtar i NATO-s dhe po i afrohet me shpejtësi Bashkimit Evropian. Nëse, pra, udhëheqësit politikë, ndoshta të mbështetur nga institucionet ndërkombëtare, nuk arrijnë të gjejnë një mënyrë për të hapur një dialog serioz dhe konstruktiv, situata mund të shohë një përkeqësim të shpejtë.

Etiketa: ItalikrizaL'Osservatore RomanoVatikani

Të Lidhura

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –

nga 27
10:48 | 03/06/2026
0

Pas tre ditëve bllokim me kërkesë të SPAK, 195 milionë dollarë të destinuara për resortin në Zvërnec janë zhbllokuar. SPAK...

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

nga 27
10:38 | 03/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte...

Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

nga 27
10:24 | 03/06/2026
0

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas...

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

nga 27
09:50 | 03/06/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe...

Para
Anija pëson defekt në mes të detit, evakuohen 1300 persona

Anija pëson defekt në mes të detit, evakuohen 1300 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –

10:48 | 03/06/2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

10:38 | 03/06/2026
Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

10:24 | 03/06/2026
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

09:50 | 03/06/2026
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –

09:24 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –
  • Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –
  • Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –
  • Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –
  • Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –
  • Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari –
  • Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com