Gati ligji, pedofilët do të futen në një regjistër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gati ligji, pedofilët do të futen në një regjistër

16:33 | 16/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ekspertët e Zyrës së Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët të CRCA/ECPAT Shqipëri, pas një pune intensive disa-mujore, më së fundi kanë bërë gati për konsultim projekt-ligjin “Për Regjistrin Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale”, i cili ka për qëllim të vëzhgojë dhe kontrollojë lëvizjet e personave të dënuar apo të vetë regjistruar si pedofilë, për të parandaluar krimet dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri.

Projektligji bazohet në eksperiencën legjislative dhe praktikat më të mira të disa vendeve, si: Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Irlanda, SHBA dhe Maqedonia e Veriut.

Regjistri përveçse do të krijojë premisa për parandalimin e krimeve seksuale në Shqipëri, cakton edhe përgjegjësitë që kanë autoritetet publike, si dhe çdo institucion apo organizatë publike e private që punon me dhe për fëmijët në Shqipëri.

Read more

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin –

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së –

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së –

Të gjithë të dënuarit për krime seksuale me vendim të formës së prerë, do të regjistrohen automatikisht në Regjistër, ndërsa personat që nuk kanë kryer krime, por që kanë tendencën që të kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijët, do të kenë të drejtë të vetë-deklarohen dhe të vetëregjistrohen në Regjistër si pedofilë dhe do të përfitojnë falas nga programet sociale dhe psikologjike të trajtimit dhe rehabilitimit, të cilat do të financohen nga Ministria përgjegjëse në bashkëpunim me OJF-të.

Regjistri do t’i shërbejë të gjitha institucioneve që punojnë me dhe për fëmijët për të eliminuar punësimin e pedofilëve në mjedise ku ka fëmijë, ndërsa vetë ligji ka një karakter të fortë social dhe parandalues, duke i dhënë mundësi çdo personi që është pedofil të shmangë kryerjen e krimeve seksuale. Nga ana tjetër, të gjithë ata që kanë kryer krime seksuale ndaj fëmijëve dhe që nuk duan të pranojnë të ndjekin programet rehabilituese apo trajnuese psiko-sociale, do t’ju duhet të raportojnë çdo të dhënë dhe lëvizje të tyre para policisë.

CRCA është në fazën e studimit të mundësive të propozimit të kësaj nisme nga një deputet apo një grup deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që në javët në vazhdim projekt-ligji do të konsultohet me institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe ekspertët e të drejtave të fëmijëve, për të përmirësuar edhe më tej përmbajtjen e tij, versioni final i tij do të paraqitet në Kuvend për të marrë aprovimin e deputetëve.

Të paktën 1 në 10 fëmijë në Shqipëri është viktimë e dhunës dhe ngacmimeve seksuale online dhe në jetën e përditshme. Ngjarjet më të rënda të raportuara së fundmi, tregojnë se fenomeni i dhunës seksuale është tepër i përhapur, ndërkohë që mungon ndërgjegjësimi i mjaftueshëm për këtë çështje tek prindërit. Studimi 10-vjeçar i CRCA/ECPAT Shqipëri për krimet seksuale tregoi se sistemi i drejtësisë arrin të dënojë deri në 43 për qind të krimeve seksuale të raportuara kundër fëmijëve, duke i lënë shpesh fëmijët dhe adoleshentët pa iu dhënë drejtësi.

Etiketa: CRCA/ECPATEkspertët e Zyrës së Mbrojtjes Ligjore FalasfemijePedofilaShqiperi

Të Lidhura

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin –

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin –

nga 27
23:16 | 23/03/2026
0

Lajme jo fort të mira vijnë nga Lecce. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim muskular në...

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së –

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së –

nga 27
23:06 | 23/03/2026
0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hënë në Prishtinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth...

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

nga 27
22:42 | 23/03/2026
0

Pas Asamblesë Kombëtare të Partia Socialiste e Shqipërisë, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka bërë ndryshime në drejtimin politik të...

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së –

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së –

nga 27
22:10 | 23/03/2026
0

Lidhur me skandalin seksual të anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, i cili u përfshi në ngacmim seksual me një zonjë,...

Para
Homofobia, heterofobia dhe martesa!

Gjykatë? Po ç'e deshe?!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin –

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin –

23:16 | 23/03/2026
Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së –

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së –

23:06 | 23/03/2026
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 | 23/03/2026
“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së –

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së –

22:10 | 23/03/2026
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha –

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha –

21:58 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin –
  • Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së –
  • Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!
  • “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së –
  • Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha –
  • Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin –
  • Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com