Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3 gjyqtarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3 gjyqtarëve

20:50 | 26/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës –

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidaturat e tre gjyqtarëve për dy vakancat e përkohshme në GJK. U është ndaluar kandidimi Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, si edhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Dje ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri thirrje që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda 31dhjetorit.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), vijoi këtë të enjte, datë 26.11.2020, mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

– Aldona Sylaj

– Ardita Buna (Alsula)

– Shaqir Hasanaj

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:

– Ardita Buna (Alsula)

3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, si edhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e nisi mbledhjen me miratimin e procesverbalit të datës 23.11.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A: Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

1. Aldona Sylaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2. Ardita Buna, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

3 . Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

4. Ardita Buna, vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Në mbledhjen e sotme Këshilli miratoi përfshirjen në rendin e ditës, mbi propozimin e një anëtari, edhe te diskutimeve mbi ecurinë e vakancës së shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe të vakancës së shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020 duke vendosur të informojë këto organe të emërtesës mbi gjendjen ku ndodhet secila nga vakancat e shpallura prej tyre. Gjithashtu, ky këshill do të njoftojë organet e emërtesës edhe se do të fillojë të kryeje veprimet paraprake të fazës pasardhëse në referim të nenit 240 të ligjit 115/2016 dhe Vendimit nr.5 të KED, të datës 02.04.2019 (i ndryshuar).

Etiketa: Gjykata KushtetuesekandidaturatKED

Të Lidhura

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

nga 27
14:37 | 07/06/2026
0

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

nga 27
14:35 | 07/06/2026
0

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës –

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës –

nga 27
14:23 | 07/06/2026
0

Është dhënë sot masa e arrestit me burg për Violand Braçellari, autor i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, gjatë një...

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

nga 27
14:13 | 07/06/2026
0

The post Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike appeared first on...

Para
Arbritazhi: Shqipëria t’i paguajë 110 mln euro plus interesat, Becchettit

Der Standard: Nëse Becchettit s’i jepen 100 mln €, Shqipërisë i konfiskohet pasuria jashtë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

14:37 | 07/06/2026
Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

14:35 | 07/06/2026
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës –

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës –

14:23 | 07/06/2026
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:13 | 07/06/2026
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët –

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët –

13:27 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –
  • Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –
  • Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës –
  • Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
  • Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët –
  • GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –
  • Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com