Këta edhe kur nisen të të nderojnë e bëjnë sikur e kanë nga halli. Pasi e kishin harruar fare një ikonë të futbollit shqiptar, Ylli Shehun, dje Federata Shqiptare e Futbollit i akordon çmimin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” ish-futbollistit që luajti gjithë jetën me uniformën e Partizanit, por me motivacionin si ish-sulmuesi i shquar i Tiranës. E njëjta gafë u bë edhe në plakatën e çmimit të dhënë Andrea Markos.