Ditën e djeshme në Uashington u mbajt ceremonia e varrimit të këngëtares Aretha Franklin. Në ceremoni morën pjesë edhe shumë figura të rëndësishme të vendit, një ndër to ishte edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Ky i fundit ka bërë xhiron në rrjetet sociale për mënyrën se si e shihte këngëtares Ariana Grande.
Këngëtarja e muzikës pop, e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe me këpucë me taka këndoi një ndër këngët hit të Aretha Franklin. Performanca e saj duket se e ‘magjepsi’ ish-presidentin.