Fyerjet ndaj Berhamit dhe mentaliteti i pazareve tek shqiptarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fyerjet ndaj Berhamit dhe mentaliteti i pazareve tek shqiptarët

20:28 | 13/06/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Thirrjet raciste të një kori të madh shqiptarësh, kundër futbollistit shqiptar të Zvicrës, Valon Berhami dhe Xherdan Shaqirit, kanë hapur një debat mbi mentalitetin e pazareve që është ngulitur tek tifozët shqiptarë, si e vetmja mënyrë për të arritur suksesin, kur kanë përballë bashkëkombasit e tyre që luajnë me ekipe të tjera kombëtare. Të dy futbollistët e talentuar shqiptarë, që luajnë me ekipin e Zvicrës, janë vënë në shënjestër, për të vetmen gjë që shqiptarët duhet të krenohen, për faktin që ata luajtën si profesionistë në ekipin e tyre dhe që nuk “bënë pazar” me “vëllezërit” e tyre për t’i favorizuar.

Ky është në fakt thelbi i zemërimit të papërgjegjshëm të qindra tifozëve shqiptarë që i fërshëllyen dhe fyen ata në stadiumin e Lens, në Francë. Fyerjet përveçse ishin ekstreme, pasqyrojnë në thelb, ende një mentalitet korruptiv të shoqërisë shqiptare, e cila mendon se një ndeshje fitohet edhe me pazar, ose me “mëshirë patriotike”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Janë të njëjtët njerëz që akuzojnë pastaj Armand Dukën dhe Federatën për pazare, (të cilat jo se mungojnë) dhe të njëjtit njerëz që flasin për ndershmëri dhe transparencë në futbollin shqiptar.

Nëse ka një arsye përse duhen respektuar, së paku pesë djemtë shqiptarë të kombëtares zvicerane, është fakti që ata janë futbollistë në fushën e lojës. Nëse do të ishin pazarxhinjë, natyrisht që nuk do ishin pjesë e kombëtares së Zvicrës, por do luanin me Skënderbeun, ose ndonjë ekip shqiptar që hyn në garat europiane për pazare.

Nga ana tjetër ata na bëjnë më shumë nder si shqiptarë, duke luajtur, shkëlqyer me Zvicrën, se sa do të na bënin nëse hapnin portën dhe na linin ndonjë gol.

E vërteta është se ekipi ynë dha aq sa mund të jepte dhe është mirë që nuk u bazua tek ndonjë pazar apo “mëshirë patriotike” e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës. Por, fakti që dy lojtarët më të mirë të ekipit të Zvicrës sulmohen pse sillen si lojtarë në fushë, është një tregues i mentalitetit korruptiv që kanë, jo vetëm drejtuesit  e futbollit shqiptar, që herë-herë, e nxisin këtë histeri, por edhe vetë tifozët shqiptarë.

Lojtarë të tjerë shqiptarë, ka dhe në ekipet e tjera kombëtare që nga Gjermania deri në vendet skandinave dhe ne duhet të krenohemi me këtë fakt dhe jo ta kthejmë në një histeri urrejtje raciste dhe homofobike. Plotë vende lindore e kanë këtë problem, por nuk ndodh që stadiumet e tyre të gjëmojnë nga thirrje të tyre kur kanë në fushë përballë dhe bashkëkombasit e tyre.

Fotografia që bëri xhiron e botës dje, ishte dueli gati i dhunshëm i dy vëllezërve Xhaka, në fushën e lojës, dhe pastaj veshja simbolike e fanellës së kombëtares sonë nga Graniti pas ndeshjes. Bëhet fjalë për një lojtar që Arsenali po e blen më shumë se sa bën gjithë ekipi ynë kombëtar. Tani, nëse ai do sillet si vëllai i Taulantit në fushë ose akoma më keq, nëse do dëgjonte mikun tim Rakipin, babain e tij, që i thotë “betohu që s’do t’i bësh gol Shqipërisë”, ai nuk do blihej nga Arsenali dhe nuk do na bënte krenar si futbollist.

Fati i shqiptarëve është pikërisht lindja  e futbollistëve me origjinë shqiptare në Perëndim dhe zhvillimi i atjeshëm si futbollist. Shqipëria ka një kampionat të shkatërruar kombëtar, një shkretëtirë të infrastrukturës sportive, pa klube futbolli apo akademi që prodhojnë talente dhe pa një transparencë dhe vetëfinancim të klubeve. Në këto kushte ajo nuk ka për të prodhuar kurrë futbollistë. Shikoni sa pak zënë vend në ekip futbollistët e kampionatit shqiptarë të futbollit, për të kuptuar se ku është problemi ynë. Dhe në vend të merremi me problemin tonë dhe të krijojmë një ekip që bazohet edhe tek vlerat tona, sulmojmë talentet shqiptare, që i ka lindur dhe rritur perëndimi, përse nuk heqin dorë nga karriera e tyre, për shkak të paaftësisë sonë.

Aq më i mprehtë bëhet ky problem, tani që Kosova ka ekipin e saj kombëtar. Në vend t’u jemi mirënjohës atyre që kanë furnizuar me djemtë e talentuar, u shajmë dhe fyejmë talentet që ngrejnë lart emrin tonë si shqiptarë në futbollin perëndimor, duke dëshmuar se më shumë se vlerat tona, dhe fitoret e merituara, ne vlerësojmë pazaret, qofshin maskuar këto dhe me “patriotizëm”.

Etiketa: "Skenderbeu"Armand DukamentalitetiMero BazepazareValon BerhamiXherdan Shaqiri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kavajë, Elvis Roshi bën thirrje për qetësi: Do rikandidoj!

Reagon Elvis Rroshi: "Arrestimi ndaj meje akt kriminal"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com