Fushë- Krujë, njerëzit që sfidojnë “ferrin e tritolit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushë- Krujë, njerëzit që sfidojnë “ferrin e tritolit”

13:52 | 27/10/2017
në Shqiperi
0

Vetëm 1.5 km larg Fushë- Krujës dhe 800 metra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, jeton Islam Milla së bashku me familjen e tij. Në rrugën ku kalojnë mijëra makina që vinë dhe ikin nga Rinasi, ai del çdo ditë që në mëngjes dhe deri sa bie mbrëmja, për të shitur produktet e fermnës së tij që nga shegët, hurmat, rrushi, domatet, lajthitë etj., duke u përpjekur që të sigurojë ekonomikisht familjen e tij. Dhe ja ka dalë kësaj, dhe jo keq. Me një ngastër prej afro 2 dynymësh ku shikon të mbjellë hurma, lajthi, rrush, shegë, lakër dhe shumë zarzavate, ai ka arritur që, përmes punës së tij dhe të familjes, të ndërtojë një ishull, i cili kontraston ndjeshëm me perceptimin që kanë njerëzit për Fushë- Krujën si vend ku “mbillet” vetëm tritol.

Me fytyrën e përzhitur nga dielli dhe duart e plasaritura nga puna, ai mburret me parajsën që ka krijuar, por dhe shpreh dhimbjen që Fushë- Kruja përmendet vetëm kur ka shpërthime tritoli. Sipas tij, në këtë qytezë të vogël dhe me jo pak probleme sociale, jetojnë mijëra e mijëra qytetarë të tjerë që çdo ditë përpiqen të ndryshojnë fatin e tyre dhe të familjes së tyre, duke mos u bazuar tek krimi e tritoli, por tek puna e ndershme.

“Asnjë nga media nuk përpiqet të shoh këtë anë. I ka mbetur në gojë vetëm fjala tritol kur është fjala për Fushë- Krujën. Nuk e mohojmë që ka individë të cilët bëjnë keq. Që përpiqen të fitojnë përmes krimit. Por ato në raport me popullsinë që jeton në Fushë Krujë dhe zonat përreth, përbëjnë një pakicë që dhe vetë qyteti i dënon. Ndërkohë ka mijëra e mijëra të tjerë që me punën e tyre kanë ndryshuar shumë gjëra në planin pozitiv, por ata askush s’i përmend. Dhe të gjithë identifikohemi vetëm si vënës tritoli kur është fjala për Fushë- Krujën. Miti i tritolit është një mit i rremë, i cili më së shumti është ushqyer nga media”, akuzon Milla.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Dy botë brenda 2 dynymësh

Tek ecën nëpër kopshtin e tij vë re se gjithçka është thuajse në vendin e vet. Në fund të kopshtit duket një shtëpi e rrënuar, e cila mbart mbi vete gjurmë shumë vjeçare ndërtimi. Milla tregon se ajo shtëpi, tashmë pothuajse e  shkatërruar, ka qenë shtëpia e tij deri 20 vite më parë.

“Në këtë shtëpi kanë jetuar breza të tërë të familjes sime. Aty kam lindur dhe jetuar unë deri 20 vite më parë. Ndërsa sot jetoj në shtëpinë tjetër që kam ndërtuar në kopshtin tim, falë mundit dhe punës me bujqësinë. E mbaj këtë shtëpi, ku koha ka lënë shumë gjurmë të saj, t’ua tregoj fëmijëve, nipave dhe mbesave se me punë dhe vetëm me punë mund të arrish edhe ato që mund të kesh ëndërruar. Nuk mendoj se kam krahasim më të mirë për të treguar se ç’mund të arrijë njeriu me punë, duke ndryshuar jo vetëm fatin e tij, por edhe të zonës ku jeton. Nga një shtëpi përdhese sot kam një shtëp dykatëshe. Gjithçka e kam arritur falë kopshtit dhe prodhimeve të tij. Por nuk jam vetëm unë që kam bërë këtë ndryshim. Ka edhe shumë familje të tjera në Fushë- Kruja, të cilat duke punuar kanë sjellë mjaft ndryshime në jetën e tyre. Por media këto s’i përmend. Ajo, së bashku me policinë, vjen vetëm kur ndodh ndonjë ngjarje kriminale. Por Fushë- Kruja nuk është barku që lind vetëm njerëz që shkelin ligjin”, shprehet Milla.

Të braktisur nga shteti

Por a mjafton që jeta të ndryshojë vetëm me një kopësht?! Milla shprehet se sado të përpiqet një njeri i vetëm apo edhe një familje, është shumë e vështirë që gjërat “të ecin si sahat” pa dorën e shtetit. Sipas tij, situata ekonomike shpesh ndikon dhe në përhapjen e kriminalitetit dhe Fushë- Kruja është realisht një zonë e varfër, ndonëse ka shumë pasuri që nga çimento, klima e përshtatshme bujqësore, apo dhe pse është shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

“Gjithçka që kemi ndërtuar deri tani është bërë me mundin tonë. Pa asnjë ndihmë nga shteti. Bujqësia vijon të jetë ende jashtë vëmendjes së shtetit. Por është momenti që kjo situatë të mos vijojë më tej. Disa subvencione në fushën e pelhrave kimike, kanaleve vaditëse  dhe farërave, do të zgjidhnin shumë problematika. Eështë shumë më mirë që me pak mbështetje ne t’i mbajmë fëmijët pranë punës sesa për shkak të vështirësive, ata të enden rrugëve, të bëjnë gjëra kundër ligjit. Më mirë pak subvencion për bujqësinë  sesa një ushtri që pret të marrë asistencë sociale”, shprehet Milla.

Fushë- Kruja nuk është “materniteti i tritolit”

Pasi të ka treguar parajsën e tij e tek të përcjellë ndanë rrugës ku ai çdo ditë së bashku me bashkëshorten shet produktet që ka prodhuar kopshti i tij bujqësor, Islam Milla ka edhe një mesazh për të gjithë ata që e shohin Fushë – Krujën me paragjykime. Sipas tij, mbase qyteza që është në “kërthizën” e Shqipërisë mund të mos ofrojë luksin e kryeqytetit dhe jetën e tij të shfrenuar, por në Fushë- Krujë jetojnë njerëz të ndershmën, të cilët mund të mos jetojnë si në Tiarnë, apo zona të tjera në bregdet, por me punën e tyre kanë ndryshuar jo pak gjëra për ta bërë vendin më të banueshëm dhe më të dëshëruar për jetën. “Unë përpiqem çdo ditë ta ndërtojë të ardhmen në vendin tim, në Fushë- Krujën time, e në mos mundëshi të na ndihmoni, të paktën mos na dëmtoni me paragjykimet e juaja. Fushë- Kruja nuk është “materniteti i tritolit”, apelon Milla.

Etiketa: bujqesiFushë KrujëIslam Millashtepitritol

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Mina dhe kokainë në banesë, kapet në Tiranë 30-vjeçari nga Librazhdi

Mina dhe kokainë në banesë, kapet në Tiranë 30-vjeçari nga Librazhdi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com