Në fundjavë u pezulluan 38 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie
Videot e shpërndara në rrjetet sociale, me makina që testonin maksimumun e shpejtësisë në Tunelin e Kalimashit, e kanë detyruar policinë të marrë masa. Në tunel janë vendosur radarë të cilët do të monitorojnë shpejtësinë e mjeteve. Rezultatet e para janë dhënë që këtë fundjavë. Policia rrugore njoftoi se në tunelin e Kalimashit janë kapur 38 automjete me shpejtësi tej normave të lejuara, e për pasojë janë pezulluar 38 leje drejtimi.