Kontrollet blic në disa zona të Tiranës kanë vënë në pranga, një 19-vjeçar pasi është kapur me kokainë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të riut i është gjetur lënda narkotike në xhep pas një kontrolli nga efektivët. 19-vjeçari me inicialet A.B., akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.