Kontrollet blic në disa zona të Italisë, kanë zbuluar një tjetër rast të trafikut të drogës, ku i përfshirë është një shqiptar. Lanazione.it shkruan se 40-vjeçarit shqiptar me inicialet L.L, i është gjetur 418 gramë marijuanë në shtëpinë e tij në Figline Valdarno.
Bëhet me dije se gjithashtu në posedim, shqiptari kishte edhe një radio për prishjen e frekuencave, si dhe një armë lodër. Droga ju gjet brenda dollapit në dhomë e gjumit.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarit, për organizimin dhe më pas trafikimin e lëndës narkotike.