Kryetari i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar se ditën e sotme do të mbajë një takim me demokratët e Fierit, duke nisur kështu turin e takimeve me bazën dhe forcimin lidhjeve me anëtarësinë.
Por, Gijotina.com mëson se ky takim i Bashës mund të shoqërohet nga veprime të dhunshme ndaj tij apo funksionarëve të tjerë të PD, prandaj policia e Vlorës është nisur drejt Fierit për të siguruar zonën ku do të mbahet takimi. Nga ana tjetër, kujtojmë se ditën e sotme ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se do të ketë një takim me demokratët e Shkodrës në të njëjtën orë që Basha do mbajë takimin në Fier.
Situata në PD ka qenë mjaft e tensionuar që pas protestës së 8 janarit që u shoqërua me veprime të dhunshme nga ana e protestuesve të Berishës, ndërsa ditë më pas Kryesia mori vendimin e papritur për të përjashtuar 7 demokratë nga PD dhe pezulluar 19 të tjerë.