Noizy flet për marrëdhënien me Bora Zemanin

0
171

Ditët e fundit në rrjet po qarkullojnë lajme se ka nisur një romancë mes Noizyt dhe Bora Zemani, pasi në internet u shpërnda një video ku reperi i buzëqesh moderatores.

Në një intervistë për “Why?Not” në RTV Ora me moderatore, Roza Lati,  Noizy thotë se me Borën janë miq dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.

Madje ai shprehet se ndodhej në atë featë për ditëlindjen e shoqes së Borës.

 

Noizy: Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë.