Freedom House: Përkeqësohet liria e medias në botë. Udhëheqësit antidemokratik kërcënojnë gazetarët kritik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Freedom House: Përkeqësohet liria e medias në botë. Udhëheqësit antidemokratik kërcënojnë gazetarët kritik

09:23 | 05/06/2019
në Uncategorized
0

Organizata, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të mërkurën se në demokraci sikurse edhe në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit, po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.

Në raportin mbi “Liritë dhe mediat në vitin 2019”, thuhet mes tjerash se udhëheqësit antidemokratik në demokracitë e brishta, kanë provuar të trembin mediat duke përdorur mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore për të heshtur gazetarët kritik dhe për të forcuar mediat ‘miqësore’.

Raporti thekson ndikimin botëror të retorikës kundër mediave të përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gazetarët gjithandej në botë kanë më pas arsye të bësojnë se Uashingtoni do t’u vijë në ndihmë nëse shkelen të drejtat e tyre themelore.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Sipas të dhënave të Freedom House, liria e medias është përkeqësuar në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, me forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare.

Trendi është më i shprehur në Evropë, më parë një fortesë e lirive dhe në Euro-Azi e në Lindjen e Mesme, ku janë të përqendruara shumë nga diktaturat më të mëdha në botë.

Në disa prej demokracive më me ndikim në botë, thuhet në raport, shtresa të mëdha të popullsisë nuk marrin më lajme dhe informacione të paanshme. Kjo nuk ndodh se gazetarët janë futur në burg, siç mund të ndodhë në shtetet autoritare. Në vend të kësaj, thuhet në raport, mediat kanë rënë pre e përpjekjeve për të mbytur pavarësinë e tyre.

Metodat e zakonshme përfshijnë mes tjerash edhe trysninë ligjore e financiare, çështjet e pronësisë dhe denoncimet publike të gazetarëve të ndershëm. Qeveritë gjithashtu kanë ofruar mbështetje për mediat ‘miqësore’ përmes masave të tilla si kontrata shtetërore fitimprurëse, vendime të favorshme rregullatore dhe qasje preferenciale në informacionin shtetëror. Qëllimi është që shtypja t’u shërbejë atyre që janë në pushtet në vend të publikut, thuhet aty.

Në raport përmenden qeveria e Viktor Orbánit në Hngari dhe adminisrata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që kanë arritur “sukses” në heshtjen e gazetarisë kritike. Të dy udhëheqësit, thuhet në raport kanë përqendruar pronësinë mbi mediat, në duart e miqve të tyre.

Të dyja këto vende kanë nga 2 pikë në një matje nga 0 deri ne 4 ku rezultati 0, përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4, shkallën më të lartë të lirisë. Shqipëria dhe Kosova, po ashtu kanë nga 2 pikë sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

/Zëri i Amerikës/

 

Etiketa: Freedom Houseliria e mediasraport

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Masa sigurie të jashtëzakonshme/ Shpenzohen 25 milionë paund për vizitën e Trump në Britaninë e Madhe

Masa sigurie të jashtëzakonshme/ Shpenzohen 25 milionë paund për vizitën e Trump në Britaninë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

10:11 | 03/02/2026
Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

09:53 | 03/02/2026
Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

09:37 | 03/02/2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

09:17 | 03/02/2026
Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin –

Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin –

09:01 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –
  • Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –
  • Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –
  • Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –
  • Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin –
  • Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –
  • Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com