Shqipëria nuk ka shënuar ndryshime në shkallën e demokracisë krahasuar me vitin e kaluar. Në vlerësimin që nis nga njëshi deri tek shtata, ku një është nota më e lartë, vendi ynë edhe në raportin e fundit vjetor të Freedom House merr 4,14 pikë, njëlloj si vitin e kaluar. Kosova ndërkohë ka shënuar një përparim të lehtë.
Vlerësimi i Freedom House bazohet në kategori si procesi zgjedhor, shoqëria civile, mediat e pavarura, qeverisja demokratike kombëtare, qeverisja demokratike lokale, kuadri juridik, pavarësia e drejtësisë dhe shkalla e korrupsionit.