Franc Kafka dhe vajza me kukull – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franc Kafka dhe vajza me kukull

16:47 | 18/05/2016
në Uncategorized
0

Është viti i fundit i jetës së shkrimtarit Franc Kafka-s (ai vdiq nga tuberkulozi para se të bëhej 41 vjeç) dhe koha kur ai ka rënë në dashuri me Dora Diamant, një vajzë e re afër 20 vjeç, me të cilën jeton në Berlin. Çdo pasdite, Kafka shkon për një shëtitje në park. Një ditë, ata panë një vajzë të vogël duke qarë, dhe dënesjet e saj u prekin zemrën. Kafka e pyet atë se çfarë i ka ndodhur, dhe ajo i tregon se ka humbur kukullën e saj. Ai i thotë se do ta kërkojë për të dhe kur ta gjejë do t’ia sjellë dhe e lënë të takohen sërish në park nesër. Por, ai nuk e gjen dot kukullën dhe nis të shpikë një histori për t’i shpjeguar vajzës së vogël se çfarë ka ndodhur.

“Kukulla juaj ka shkuar në një udhëtim,” i thotë ai kur takohen sërish. “Si e di ti këtë?”, pyet vajza. “Për shkak se ajo të ka shkruar një letër”, thotë Kafka.

Kafka e kishte shkruar letrën për vajzën sikur t’ia kishte shkruar kukulla e saj. Ajo nuk ka mësuar se si të lexojë ende, ndaj ai e lexon letrën me zë të lartë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Të lutem mos u pikëllo për mua. Jam nisur për një udhëtim pasi dua të shoh botën e për të njohur miq të rinj. Nuk është se unë nuk të dua, por kam nevojë për që ta bëj këtë udhëtim për veten time. Do të shkruaj rreth aventurave të mia”, shkruhej në letër. Kafka vijoi t’i dërgonte letra të tjera vogëlushes, letra të cilat i shkruante me të njëjtin përkushtim dhe tension, me të cilin shkruante veprat e tij.

Shkrimtari shkruan nga një letër të re çdo ditë, për asnjë arsye tjetër në botë, përveç se për të ngushëlluar vajzën e vogël. Dora thotë se ai shkroi çdo fjali me vëmendje dhe me detaje për tre javë dhe shkonte në park për t’ia lexuar letrat vajzës. Kukulla rritet, shkon në shkollë, njihet me njerëz të tjerë. Ajo vazhdon ta sigurojë vajzën e vogël për dashurinë e saj, por ajo lë të kuptohet se kanë ndodhur ngjarje të ndryshme në jetën e saj që e bëjnë të pamundur për të që të kthehet në shtëpi. Pak nga pak, Kafka është duke e përgatitur vajzën për momentin, kur kukulla do të zhduket nga jeta e saj përgjithmonë. Pas testimit të disa mundësive, ai më në fund vendos që ta martojë kukullën. Ai përshkruan të riun që ajo bie në dashuri me të, festën e dasmës, edhe shtëpinë ku kukulla dhe burri i saj tani jetojnë. Dhe pastaj, në rreshtin e fundit, kukulla ofron dhe lamtumirën me shoqen e saj të vjetër dhe të dashur.

Vajza u ngushëllua me historitë dhe aventurat e reja të kukullës së saj. Kur takimeve mes Kafkës dhe vajzës po i afrohej fundi, shkrimtari i dhuroi asaj një kukull të re. Kukulla e re që nuk ngjasonte aspak me të parën mbante me vete një shënim ku shkruhej: “Udhëtimet më kanë ndryshuar.”

Shumë vite më vonë, vajza, tashmë e rritur, gjeti një tjetër letër brenda kukullës që kishte marrë dhuratë. Në të shkruhej: “Çdo gjë që dashuron një ditë do ta humbësh, por në fund dashuria do të rikthehet në një formë të ndryshme.”

*Historia gjendet në romanin “Brooklyn Follies” nga Paul Auster

Etiketa: BerlinBrooklyn FolliesDora DiamantFranc KafkaPaul Austervajza me kukull

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Xhafaj: PD po gjen arsye për të vonuar reformën në drejtësi

Xhafaj: PD po gjen arsye për të vonuar reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com