• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotot/ Auron Tare: Komuniteti shqiptar në Ukrainë vërtetohet nga 2 luftëra  

18:47 | 05/04/2022
në Shqiperi
0

Historiani Auron Tare ka publikuar një foto të komunitetit shqiptar në qytetin e Odesës në Ukrainë. Tare shkruan se mbi komunitetin shqiptar të Ukrainës, nuk ka shumë informacione dhe ka theksuar se prezenca e shqiptarëve vërtetohet nga dy luftërat ruso-turke në fund të vitit 1700 dhe në mes të viteve 1800. Sipas tij, në të parën një numër i lartë shqiptarë ishin pjesë e ushtrisë perandorake Otomane të udhëhequra nga Myftar Pasha i biri i Ali Pashë Tepelenës.

“Shqiptaret e Odesës. Një foto historike e komunitetit shqiptar te Ukrainës. Fatkeqësisht nuk ka shume informacion mbi origjinën e këtij komunitetit te vendosur ne Odesa dhe ne disa fshatra te Ukrainës. Prezenca e shqiptareve ne Ukrainë vërtetohet nga dy Luftërat ruso -turke ne fundin e 1700 dhe mesin e 1800. Në të paren një numër i larte shqiptare ishin pjese e ushtrisë perandorake Otomane te udhëhequra nga Myftar Pasha i biri i Ali Pashe Tepelenës. Dëshmitë e tija për pjesëmarrjen ne këtë lufte regjistrohen nga dy udhëtarë amerikane që janë takuar me te ne Janine. Duket se një pjese e shqiptareve kane vendosur te shpërngulen ne Ukraine dhe te ndërtojnë një jete te re. Me shume gjasa me vone kane shkuar edhe tregtare te ndryshëm te cilët bënin tregti midis territoreve osmane dhe atyre ruse. Kjo foto e rralle është një dëshmi e këtij komuniteti qe ende nuk e kishte humbur identitetin e vet” – shkruan Tare.

Lexo edhe

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Ai gjithashtu shprehet se Lufta e Krimesë që filloi në Tetor të 1853 ishte lufta më e madhe Evropiane pas epokës Napoloniane dhe se në këtë betejë shqiptarët ishin të ndarë në fushën e betejës. Një repart kryesisht të shqiptareve ortodokse që vinin nga provincat me shumicë shqiptare si Mani, Suli apo Trakia në radhët e ushtrisë Imperiale Ruse dhe rreth 4500 shqiptare myslimane dhe katolike në radhët e trupave të Otomanëve.

“Lufta e Krimesë që filloi në Tetor të 1853 ishte lufta më e madhe Evropiane pas epokës Napoloniane dhe rreshtoi në fushën e betejës gati të gjitha fuqitë e kohës. Perandorinë Ruse, Otomane, Britanike Franceze dhe të gjithë aleatët e tyre. Interesant është fakti se si në Luftën e parë Ruso -Turke edhe në këtë betejë shqiptarët ishin të ndarë në fushën e betejës. Një repart kryesisht te shqiptareve ortodokse që vinin nga provincat me shumicë shqiptare si Mani, Suli apo Trakia në radhët e ushtrisë Imperiale Ruse dhe rreth 4500 shqiptare myslimane dhe katolike në radhët e trupave të Otomanëve. Lufta e Krimesë për nga përmasat dhe furia e betejave ka frymëzuar mjaft piktorë dhe shkrimtarë të kohës franceze ruse dhe britanike që shoqëronin trupat ushtarake” – tha Tare.

Tare më tej shkruan se Leon Tolstoi i cili përshkruan mjeshtërisht skena nga këto beteja te ashpra dhe se Interesant është fakti që në radhët e otomanëve ishin një sërë repartesh të ushtrisë egjiptiane të Ismail Pashës.

“Nder te tjerë Leon Tolstoi i cili përshkruan mjeshtërisht skena nga këto beteja te ashpra. Interesant është fakti qe ne radhët e otomaneve ishin një sere repartesh te ushtrisë egjiptiane te Ismail Pashës, Khedivit shqiptar te Egjiptit ku nder te tjera edhe një repart shqiptaresh jugore.
1. foto nga: (M. Haxhiislami)
2. Pikture ne Muzeumin Benaki te Athinës ( autor i pa njohur)
3. shqiptar i kapur rob nga forcat ruse autor piktori rus vereshchagin
4. trupat egjiptiane ne beteje e Krimese” – mbyll postimin Tare.

Etiketa: Auron Tarefototkomunitetishqiptarukrainevertetohet

Të Lidhura

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

nga 27
21:42 | 30/01/2023
0

Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se biznesmeni dhe politikani...

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

nga 27
21:34 | 30/01/2023
0

Një 56-vjeçar shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Itali, është aksidentuar gjatës dhe për fat të keq ka ndërruar...

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

nga 27
21:24 | 30/01/2023
0

Partia Demokratike do të mbledhë nesër me urgjencë Kryesinë për të diskutuar lidhur me skandalin “McGonigal”. Takimi do të mbahet...

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

nga 27
21:10 | 30/01/2023
0

Publikohen pamjet e plagojes me thikë të 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në zonën ish-bllok në Tiranë. Maren Hoxha...

Para
“Nuk ua tregoj se ku ndodhet”/ Biznesmeni italian publikon foton mes thasëve me monedha ari

“Nuk ua tregoj se ku ndodhet”/ Biznesmeni italian publikon foton mes thasëve me monedha ari

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –

13:54 | 31/01/2023
Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

13:50 | 31/01/2023
Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO –

Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO –

13:36 | 31/01/2023
Administrata detyrohet t’i japë ‘like’ Ramës –

Administrata detyrohet t’i japë ‘like’ Ramës –

13:30 | 31/01/2023
Kosovë/ Ambasadori amerikan flet pas takimit për Asociacionin –

Kosovë/ Ambasadori amerikan flet pas takimit për Asociacionin –

13:24 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –
  • Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –
  • Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO –
  • Administrata detyrohet t’i japë ‘like’ Ramës –
  • Kosovë/ Ambasadori amerikan flet pas takimit për Asociacionin –
  • Reshje bore në Tiranë? Ja si parashikohet moti në shkurt –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –
  • Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com