Fotografia e krimit dhe dy standartet e Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotografia e krimit dhe dy standartet e Edi Ramës

15:51 | 23/10/2017
në Shqiperi
0

Nga Luljeta Progni

Edi Rama kryetar i opozitës, shkurt 2013

“Historia e fotografisë së djeshme është e frikshme, është rrënqethëse ku shfaqet zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me të tjerë zyrtarë shoqëruar më kriminelë. Është një kulmim i degjenerimit të shtetit ku realisht nuk gjendën më fjalë.
Alibia e djeshme e Kuliçit famëkeq dhe deklarata e mëpasme e Burgajt hileqar, janë mishërimi i tradhëtisë ndaj Policisë së Shtetit. Dorëheqja nga hetimi i të fotografuarve me njeriun e të akuzuarve për vrasjen e komisarit, është një mënyrë e padenjë për të fshehur të vërtetën. Atë të vërtetë që në fakt duket haptas nga alibia vetdemaskuese e vetë drejtorit për atë alibi dhe deklarata demaskuese e drejtorit për atë histori. Heshta e ministrit të Brendshëm është kapaku i një historie që duhet të vazhdojë me dorëheqjen e të treve minimalisht, të ministrit, drejtorit të përgjithshëm dhe zvdrejtorit të përgjithshëm. Kjo trio është mallkimi i Policisë së Shtetit, është fytyra e tradhëtisë që i bëhet Policisë së Shtetit. Është truri i korrupsionit dhe kontrabandës, është veshi që merr fjalë dhe goja që i jep fjalë krimit. Kjo trio ka bekimin dhe dijeninë e kryeministrit.
Ja pse është thyer ekuilibri në favor të krimit në fushën e betejës ku shteti është tërhequr e krimi ka marrë yrysh në bashkëpunim me kupolën drejtuese të ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit….O shqiptarë që ende shkoni symbylltaz si tifozë besnikë ndaj partisë në pushtet, hapni sytë se kjo nuk është lojë me top futbolli ditën e dielë por një lojë me jetën që po bëhet përditë e më e pasigurt”,
E gjeni videon në faqen zyrtare të PS-së. është e 28 shkurtit 2013.
http://ps.al/…/kupola-e-policise-organizata-me-e-rrezikshme…

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Edi Rama kryeministër, 23 tetor 2017

“Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, është e papranueshme sepse është arbitrare dhe kërkesën për arrestim e refuzojmë unanimisht. Do ta ngrejmë dorën kundër arrestimit të mërkurën. Saimiri Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe deputet i lirë, për të bërë betejën e tij të lirë jashtë forumit të partisë dhe jashtë grupit parlamentar të PS-së.
Si mund të bëjë vaki sot ku Shqipëria ka dalë nga tranzicioni me statusin kandidat për në BE dhe pret të çelë negociatat për anëtarsim në BE që ca muhabete të lllumit të kazanit të krimit të dala në kazanin e medias pasi janë zier me mijëra herë në ball-kazanin e politikës të përdoren për të arrestuar një deputet me burg pa e marrë në pyetje?! Lëre pastajt hetime të thelluara dhe prova të faktuara që as bëhet fjalë.
Ku u gjet ky zell i panjohur i një Prokurorie Krimesh të Rënda që nuk ka lëvizur gishtin që kur ka lindur jo për ndonjë nga mijëra akuzat e ngritura sheshit nga njerëz publikë, jo përgjime nga llumi i krimit por as për ca fakte dhe prova që dihen dhe shihen ashiqare si të dyshimta dhe shumë të dyshimta madje në pasqyrën e viteve të jetës së kësaj prokurorie, kurrë, as edhe njëherë.
Po pse ku jemi ne, në cilën epokë të gurit apo drurit që u gjetka kurajoja për të sfiduar Kushtetutën, ligjin, parlamentin e shtetit shqiptar për t’i prerë faturën e burgut një deputeti me katër fletë bakalli, që do ofendonte çdo bakall, do ta ofendonte dhe blerësin më hutaq duke i dhënë një faturë ku llogaria mbaron me etj.
Kujt dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë arresti me burg të një deputeti? Këta prokurorë, të cilëve ky popull u ka besuar drejtësinë për krimet më të rënda, ndëshkimin për vrasësit, trafikantët, të korruptuarit e këtij vendi. O Zot! Kështu i luftojnë kriminelët këta?! Me etj? Dhe pastaj e zgjidhim rrugës a ishte ti, apo ishte një tjetër që ja morën jetën një etj mes shumë etj për të cilët zemrat e të përvëluara të familjarëve të shkretë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi…..

Etiketa: edi ramafotografiSaimir Tahiri

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Hahn: Shteti i Kosovës ka prespektivë evropiane

Hahn: Shteti i Kosovës ka prespektivë evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com