Ish-kryeminsitri i Shqipërisë, Sali Berisha ka qenë sot i pranishëm në protestën opozitare, duke u bërë herë pas here protagonist edhe pse i vetmi politikan që mbajti fjalim ishte kryedemokrati Basha.
Temperaturat e larta kanë vështirësuar qëndresën e kujdo, por fotografit të Kuvendit, Agim Rama i ka rënë në sy Berisha. Ai ka fotografuar ish-kryeministrin, ndërsa imazhin e ka postuar në Facebook me përshkrimin: “Vapë e papërballueshme për moshën e tretë”.