Ky që shihini në foto është Klodian Keqi, autori i ngjarjes së rëndë e ndodhur ditën e sotme në Fushë Krujë, pasi vrau me armë bashkëfshatarin e tij Luan Hushi, 55 vjeç. Ky i fundit mbeti fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes viktimës dhe autorit.
Dyshohet që sherri ndodhi për drutë e zjarrit. Pasi qëlloi mbi Hushin, Keqi është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga zona e pyllëzuar.
Mësohet se shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të autorit. Ndërkohë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.