Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar këstin prej 35.9 milionë euro për Shqipërinë.
Bordi ekzekutiv i fondit në Uashington ka dhënë aprovimin për lëvrimin e këstit të rradhës, në kuadër të rishikimit të 8 të programit me qeverinë shqiptare.
Deri më tani janë disbursuar 298 mln euro.
FMN ka dhënë disa rekomandime për qeverinë në lidhje me borxhin dhe taksën e pronës, edhe pse ka vlerësuar rimëkëmbjen ekonomike, e ndikuar nga investimet në sektorin energjetik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme. Rekomandimet përqëndrohen tek Reformat fiskale strukturore qe mundesojne tatimin e prones sipas vleres se tregut do te forcojne menaxhimin e financave publike.”
Politikat e autoriteteve duhet te vazhdojnë të përqendrohen në rregullimin fiskal duke mbështetur rritjen nepermjet lehtesimit monetar.
Fondi monetar vlerëson gjithashtu se rritja e kredisë mbetet e ngadaltë, duke u kufizuar nga kreditë e keqija.