Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, ka fluks udhëtarësh nga Kosova drejt bregdetit të Shqipërisë dhe kufiri mund të kalohet për 50 deri 60 minuta.
Në dy vendkalimet tjera kufitare, në Qafë të Prushit, kalohet për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.