Flamuri shqiptar valëvitet mbi çatinë e Ambasadës së Maqedonisë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flamuri shqiptar valëvitet mbi çatinë e Ambasadës së Maqedonisë (film)

16:00 | 04/03/2017
në Shqiperi
0

Të rinjtë e PDIU-së “pushtojnë” oborrin para maqedonasve, iu bashkohet edhe ligjvënësja e kësaj partie, Mesila Doda, e cila ka një thirrje për politikën shqiptare në të gjitha trojet: “Ne jemi një komb dhe kemi vetëm një atdhe dhe ky atdhe e ka qendrën në Tiranë, e ka rrezatimin e tij në Shkup, Prishtinë, Çamëri e kudo ku ka hapësirë shqiptare.”

Droni me flamur mbi çatinë e Ambasadës së Maqedonisë, ishte padyshim një ndër detajet më të bukura të protestës së të rinjve të PDIU-së, sot para selisë diplomatike të vendit fqinj. Ata protestojnë në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë , të cilat po shkelen dhunshëm nga politika e Shkupit. Të rinjtë kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe i kanë bërë thirrje klasës politike shqiptare, që bazuar në Kushtetutën e vendit t’i dalin për zot vëllezërve shqiptarë të atjeshëm.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Protestës entuziaste të të rinjve të PDIU-së i është bashkuar edhe ligjvënësia e kësaj partie, Mesila Doda, e cila në fjalën e saj ka ndezur situatën: “Jemi një komb dhe kemi vetëm një atdhe!”, ishte fjalia që shkaktoi entuziazëm tek të rinjtë protestues para Ambasadës së Maqedonisë. Doda i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mos kenë frikë për të qenë të gjithë të bashkuar.

“Ne jemi një komb dhe kemi vetëm një atdhe dhe ky atdhe e ka qendrën në Tiranë, e ka rrezatimin e tij në Shkup, Prishtinë, Çamëri e kudo ku ka hapësirë shqiptare. Falenderoj me zemër të gjithë të rinjtë e PDIU-së dhe gjithë të rinjtë e tjerë që na janë bashkuar në këtë aksion të jashtëzakonshëm në mbështetja të shqiptarëve të Iliriadës, Iliridës”, tha Doda.

Duke vlerësuar gjestin e të rinjve të PDIU-së, Doda iu drejtua të gjitha krahëve të politikës për të mbështetur vëllezërit shqiptarë në Maqedoni, të cilëve po iu shkelen rëndë të drejtat.

“Sot folën të rinjtë, ne politikanët kemi shumë pak zë për të folur sot, por i vetmi apel që unë sot dua të lëshoj është ky: Të gjithë politikanët, të të gjithë krahëve, Shqipërisë, Kosovës, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë duhet të bëhen të gjithë bashkë për të mbështetur, për të mbajtur fort, për të mbajtur vëllezërit e tyre, të cilët sot janë pa të drejta, të cilat do duhet që t’i kishin dhe t’i gëzonin në respekt të Marrëveshjes së Ohrit. Por, sot kjo ka rënë. Sot, Presidenti i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka nënshkruar fundin e këtij shteti. Ne mbetemi që të jemi vetëm në mbështetje të popullsisë shqiptare atje.

Nga ana tjetër do duhej që t’i themi edhe njëherë politikanëve të Shqipërisë, politikanëve të Kosovës, politikanëve të Malit të Zi, të gjithëve në hapësirën mbarëshqiptare ,mos kini frikë, punoni që të jemi të gjithë bashkë.

Nuk do jemi kurkund në qoftë se nuk do kemi një ekonomi të konsoliduar të gjithë bashkë, marrëdhënie më të ngushta, marrëdhënie kulturore, arsimore.

Ne jemi një komb dhe kemi vetëm një atdhe dhe ky atdhe e ka qendrën në Tiranë dhe e ka rrezatimin e tij në Shkup, Prishtinë, Çamëri e kudo ku ka hapësirë shqiptare!”, tha Doda.

Etiketa: Cameriflamuri shqiptarKlubi i Patriotëve të RinjMesila DodaPrishtinëShkup

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Pandeli dhe Gjergji Majko, firmosin peticionin e Vettingut

Pandeli dhe Gjergji Majko, firmosin peticionin e Vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi

20:25 | 17/03/2026
Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

20:05 | 17/03/2026
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

19:49 | 17/03/2026
Sfidoj kryeministrin ta mohojë –

Sfidoj kryeministrin ta mohojë –

19:31 | 17/03/2026
Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –

Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –

19:03 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi
  • Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –
  • Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –
  • Sfidoj kryeministrin ta mohojë –
  • Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA –
  • Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi
  • Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com